BallinaRegjionaleDrenasKush e kishte marrë vendimin që stadiumi të ndërtohet në Bërnicë (Dokument)

Kush e kishte marrë vendimin që stadiumi të ndërtohet në Bërnicë (Dokument)

Të ngjajshme

Kështu e prezantoi Spanja listën për ndeshjet e marsit

Kampionët e Evropës, Spanja do të luajnë dy ndeshje...

Rama viziton BIK-un, përçon mesazh paqeje dhe urimesh për Fitër Bajramin

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka uruar...

Lladrovci uron Bajramin: Paqe, shëndet, harmoni dhe begati në familjet tuaja

Kryeyari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka përgëzuar...

Tri ekstradime dhe një transferim i personave të dënuar, nga vende të ndryshme për në Kosovë

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor,...

Ditëve të fundit është nxitur një debat rreth vendit se ku do të ndërtohet një stadium i ri kombëtar. Kjo pasi që dy partitë të cilat pritet të marrin pushtetin, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, dëshirojnë që ky stadium të ndërtohet në Bernicë të Prishtinës dhe jo në Korreticë të Drenasit, siç kishte vendosur ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit nga radhët e PDK-së, Kujtim Gashi, dhe Kadri Veseli si shef i koalicionit PAN, shkruan Gazeta Express.

Por kush e kishte marrë vendimin që një stadium i ri kombëtar të ndërtohet në Bernicë të Prishtinës?

Një vendim i tillë ishte marrë nga Hashim Thaçi më 18 mars të vitit 2014, i cili atë kohë ishte kryeministër i Republikës së Kosovës.

“Të nisin procedurat për përfshirjen në Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve të projektit për ndërtimin e një Stadiumi Kombëtar të ri dhe modern në pajtim me standardet ndërkombëtare, i cili do të ndërtohet në Prishtinë me kapacitet nga njëzetepesë mijë deri në tridhjetë mijë ulëse”, thuhet në pikën e parë të vendimit që mban firmën e Hashim Thaçit.

Thaçi atë botë si kryeministër kishte urdhëruar që një vendim i tillë të hyjë në fuqi menjëherë.

Megjithatë, pas ardhjes së koalicioni PAN në pushtet, lokacioni i ndërtimit të stadiumit ishte ndryshuar. Një gjë të tillë e kishte bërë ministri Kujtim Gashi bashkë me Kadri Veselin, të cilët madje edhe kishin prezantuar një projekt se si do të dukej ai stadium.

”Stadiumi Kombëtar i Kosovës nuk është më një ëndërr. Sot e prezantuam projektin e tij, e së shpejti fillojmë edhe ndërtimin. Ky projekt i jashtëzakonshëm, më i bukuri në Ballkan, tregon se shteti i Kosovës po ecë përpara, po ndërton të ardhmen. Kombëtarja e Kosovës, me suksesin e saj, me punën e jashtëzakonshme dhe ekipore, është shembull se bashkë realizojmë qëllimet tona. Përgëzoj ministrin Kujtim Gashi për përkushtimin e madh që ky projekt të jetësohet. E gëzofshim arenën e dardanëve!” kishte thënë Veseli më 14 qershor derisa po prezantohej projekti për ndërtimin e stadiumit në Drenas.

E kur tashmë po pritet ndërrimi i pushtetit, LDK-ja dhe VV-ja dëshirojnë që lokacioni i ndërtimit të stadiumit të mbetet ai për të cilin kishte vendosur edhe Hashim Thaçi, Bernica e Prishtinës. /GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz