back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeFatmir Sejdiu e akuzoi për tradhti: Vjen kundërpërgjigja e ashpër e Agim...

Fatmir Sejdiu e akuzoi për tradhti: Vjen kundërpërgjigja e ashpër e Agim Veliut

Të ngjajshme

Nën kërcënimin e thikës grabiten para nga një këmbimore në Pejë

Një grabitje raportohet të ketë ndodhur dje në Pejë. Dy...

Rrënqethëse: Londrimi e Klodi i bëjnë dhuratë figura që i kujtojnë Elijonës nënën dhe motrën

Elijona festoi ditëlindjen në një ambient magjik brenda shtëpisë...

Përfshihet nga zjarri një lokal tek “Rruga B” në Prishtinë

Një incident zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në...

Ndahet nga jeta Asllan Osmani nga Buroja e Skenderajt ( FOTO)

Është ndarë nga jeta Asllan Bajram Osmani nga fshati...

Ish-kryetari Lidhjes Demokratike të Kosovës Fatmir Sejdiu, mbrëmjen e djeshme ka hedhur akuza për tradhti ndaj bashkëpartiakëve të tij, ndër të cilët ka veçuar edhe emrin e numrit dy të LDK-së Agim Veliut.

Por, Veliu ka vendosur të injorojë atë.

I kontaktuar nga “Gazeta Blic” nënkryetari i LDK-së tha se ka punë tjera me të cilat do të merret.

“Kam punë shumë më të mençura se sa të merrem me ish-presidentin Sejdiu. Për Fatmir Sejdiu të gjithë janë fajtor, nuk e di çfarë ka ai njeri, unë kam punë punë më të mençura për të bërë” tha shkurt Veliu për Gazeta Blic.

Po kaq i ashpër dhe i prerë në deklaratë ka qenë edhe ndaj deputetes së VV-së Albulena Haxhiu, e cila po ashtu mbrëmë deklaroi se nuk do të përfshihet në bisedime çështja e presidentit.

“Ne e kemi thënë se në bisedime do të përfshihen të gjitha çështjet edhe çështja e presidentit.Ndërsa i përket takimit të lidërve do të jetë shumë shpejt” tha Veliu për Gazeta Blic.

Kujtojmë se takimet ndërmjet grupeve punuese ndërmjet Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje kanë përfunduar , dhe pritet tashmë takimi I lidëve të partive.

Nga lidhja Demokratike e Kosovës janë shprehur se presim çertifikimin  e rezultatit zgjedhor për të zhvilluar takimin e radhës ndërmjet këtyre dy subjekte./Gazeta Blic/

Të Fundit

Sport

ShowBiz