back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeFaturat dëshmi, Haradinaj i çoi 506 mijë euro në dreka

Faturat dëshmi, Haradinaj i çoi 506 mijë euro në dreka

Të ngjajshme

Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shqiptare drejt ndryshimit

Në Shqipëri, çiftet nuk preferojnë më të kurorëzohen, ndërkohë...

Reperja shpreh publikisht mbështetjen e saj për Trump-in: Jam fansja jote!

Reperja e famshme Nicki Minaj ka deklaruar publikisht se...

Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pas zgjedhjeve

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane ka konfirmuar se...

Në vlerë të një demi, Ramush Haradinaj ka harxhuar në dreka secilën ditë pune gjatë gjysmëmandatit qeverisës, të përmbyllur me dorëheqje. Saktësisht 506.779.22 euro është shuma që Qeveria ia ka përshkruar atij në këtë kategori shpenzimesh.

E dhëna ndodhet në pasqyrën e harxhimeve që Zyra e Kryeministrit ia ka prezantuar “Kohës Ditore” këtë të hënë, pas një kërkese të përsëritur për qasje në dokumente publike. Fillimisht ky institucion i kishte prezantuar të dhënat komulative për të gjithë Zyrën, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështetur në to, 672.223.14 euro ishte shuma e harxhuar në dreka nga Haradinaj, stafi i tij, si dhe nga të pesë zëvendëskryeministrat me anëtarët e tyre në kabinet e, edhe nga koordinatorët nacionalë.

Ndërkaq, pasqyra e re ka treguar se mbi gjysmë milioni euro janë harxhime të bëra vetëm nga kreu i Qeverisë, disa fatura për të cilat shpenzime ka mundur t’i sigurojë gazeta. Kjo i bie të jenë çuar në dreka rreth 1 mijë euro në secilën ditë pune.

Të Fundit

Sport

ShowBiz