BallinaLajmeVjosa Osmani: Koalicionin me Vetëvendosjen e vendosi populli i Kosovës

Vjosa Osmani: Koalicionin me Vetëvendosjen e vendosi populli i Kosovës

Të ngjajshme

Trump thotë se do ta shqyrtojë propozimin e fundit të Iranit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se...

Finlanda thotë se dyshohet se një dron shkeli hapësirën e saj ajrore

Një dron i paidentifikuar dyshohet se ka shkelur hapësirën...

Ekstradohet nga Spanja shqiptari i akuzuar për kultivimin e rreth 11 mijë bimëve narkotike

Një 26-vjeçar është ekstraduar nga Spanja për në Shqipëri,...

Ademi: 10 vjet në UEFA dhe FIFA, një nga momentet më historike për futbollin e Kosovës

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, (FFK), Agim...

Vjosa Osmani, në një intervistë për emisionin Opinion tregoi se grupet punues të Vetëvendosjes dhe LDK-së duket se kanë normalizuar programet e dy partive politike që janë ideologjikisht të kundërta. Sipas zonjës Osmani është populli i Kosovës, i cili kërkoi që opozita të qeveriste.

“Zëri i qytetarëve në zgjedhjet e 6 tetorit, ishte për një ndryshim duke sjellur opozitën në pushtet. Vërtet kemi dallime por kemi vendosur ti tejkalojmë. Kur ka vendosmëri natyrisht që një gjë e tillë arrihet. Në radhë të parë vjen vullneti i qytetarëve për këtë ndryshim që vjen përmes bashkimit të opozitës së djeshme. Të dy partitë duhet të ulen dhe të normalizojnë programin në radhë të parë. Ne tani po e dëshmojmë këtë, grupet tona që janë ulur të punojnë kanë harmonizuar gati 90 përqind të programeve tona. Përkundër faktit që jemi me ideologji të ndryshme, problemet e Kosovës janë të njëjtat. Kjo na ka sjellur një mundësi që të arrijmë një marrëveshje”, tha Osmani.

E pyetur se pse nuk bënë koalicion parazgjedhor me Vetëvendosjen, ajo tha:  Ne nuk e pamë të nevojshme për shumë arsye për shkak se koha ishte jashtëzakonisht e shkurtër nga momenti i nominimit tim. Po flasim për dy parti që ideologjikisht janë të ndryshme./Front Online/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz