back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaLajmeAlarmohet shteti, spiuni i Serbisë bëhet deputet i Kosovës

Alarmohet shteti, spiuni i Serbisë bëhet deputet i Kosovës

Të ngjajshme

Kapen dhe dëbohen 3 kosovarë, po qëndronin dhe po punonin ilegalisht në Zvicër

Gjatë një inspektimi në një kantier të ndërtimit në...

Dyshimet për varr masiv, sot inspektohet lokacioni pranë Novi Pazarit

Në fshatin Kozhle, pranë Novi Pazarit, sot do të...

Javën tjetër nis gjykimi për spiunazh ndaj ish-zyrtares së OSBE-së

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar 16 shtatorin 2025...

Gjykata i lejon përkohësisht Trump të pezullojë miliarda në ndihma të huaja

Kryetari i Gjykatës së Lartë, John Roberts, lejoi të...

Javën tjetër nis gjykimi për spiunazh ndaj ish-zyrtares së OSBE-së

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar 16 shtatorin 2025...

Njohësit e fushës së sigurisë thonë se futja në Kuvend e Branisllav Nikoliqit është problematike për shtetin. Kjo për shkak se ky person dyshohet se ishte pjesëtar i BIA’s, madje ai kishte punuar edhe në zyrën e presidentit Thaçi.

Kishte punuar në zyrën e presidentit si këshilltar i Hashim Thaçit për tri vite.

Por, Branisllav Nikoliq ishte shkarkuar në qershor nga kreu i shtetit pasi raportimit të T7, pasi dyshohej se kishte qenë pjesë e shërbimit të Inteligjencës së Serbisë, BIA.

Pavarësisht kësaj Nikoliq do të rikthehet prapë të punoj në të njëjtin objekt në Prishtinë, por një pozitë tjetër.

Pas publikimit të rezultateve përfundimtare nga KQZ-ja, shihet se Nikoliq është zgjedhur deputet i Kuvendit të Kosovës nga Lista Serbe.

Nikoliq ka arritur të marrë 14 mijë e 467 vota.

Përzgjedhjen e Nikoliq si deputet e ka komentuar edhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa i cili ka thënë se ashtu siç vepron ligji do të sillet edhe LDK-ja.

“Ne me keqardhje e pranuam këtë informatë që dikush ishte pjesëtar i BIA-s, por nuk është ne fuqinë dhe vullnetin tonë, por ligji duhet të veprojë…”, ka thënë i pari i LDK’së, Isa Mustafa.

Ndërkohë njohësit e çështjeve të sigurisë po e shohin si problematike përzgjedhjen e Nikoliq si deputet.

“Personit të tillë do të duhej t’i bëhej verifikimi i sigurisë, aty do të shihej a është besnik ndaj Kosovës dhe a ka paraqitur rrezik për sigurinë kombëtare…”, ka thënë Plator Avdiu nga QKSS.

E Mul Desku, kryesues i sekretariatit të PZAP-së ka thënë për T7 përmes telefonit se nuk kanë pranuar ndonjë ankesë në këtë institucion për personin në fjalë.

Për këtë rast Prokuroria Speciale kohë më parë kishte filluar mbledhjen e fakteve dhe provave, për analizimin e tyre se a ka bazë për fillimin e hetimeve apo jo, si dhe më pas do të njoftohet opinion lidhur me veprimet e ndërmarra.

LEXO EDHE: Rashiq: Beogradi po thotë se unë e Trajkoviq ndryshuam fenë, se tash jemi shqiptarë

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz