back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaDrenica +Drenica SportPërfundon takimi Llapi - Drenica

Përfundon takimi Llapi – Drenica

Të ngjajshme

Aktorja e famshme turke kapet mat me reperin e njohur

Në showbizzin turk sot është vetëm një emër në...

Vdes aleati i Trump, pasi u qëllua me armë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se aleati i...

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet ndryshim i motit për shkak...

Llapi arriti t’i fitojë tri pikët nga përballja me Drenicën në Podujevë, që përfundoi me rezultat 1:0 për vendasit. Përkundër që skuadra e Tahir Batatinës u tregua e suksesshme në këtë ndeshje, ajo sërish mbetet në pozitën e pestë në tabelën e Ipko Superligës së Kosovës.

Xhiroja e 13-të e sezonit 2019/20 filloi në me përballjen Llapi – Drenica në Podujevë, të cilën vendasit e fituan me rezultat 1:0. Megjithatë, këtë fitore nuk kishin mundësi ta shijojnë tifozët e klubit podujevas, pasi që Llapi është ndëshkuar të luajë pa tifozë, shkruan Gazeta Express.

Llapi e nisi më mirë këtë sfidë dhe arriti të kalojë në epërsi qysh pas dhjetë minutave lojë, kur shënoi sulmuesi i njohur Mentor Zhdrella.

Ky ishte goli i parë në 422 minuta lojë që Drenica e pësoi, pasi që i kishte zhvilluar tri ndeshjet e fundit – dy fitore, një barazim – duke e mbajtur portën e paprekur. Për herë të fundit, drenicasit kishin pësuar gol nga Gilberto Fortunato kundër Dritës.

Llapi vazhdoi të dominojë edhe në minutat në vazhdim dhe Zhdrella shkoi afër golit të tij të dytë disa minuta më vonë, nga gjuajtja e lirë. Kur u afrua fundi i pjesës së parë të ndeshjes, Drenica e pati një dominim të lehtë, që megjithatë s’arriti ta shfrytëzojë për të shënuar gol.

Drenica ishte më bindëse në pjesën e dytë të ndeshjes, megjithatë edhe Llapi pati raste për të shënuar. Por, asnjëra skuadër s’u tregua e saktë para portës dhe ndeshja përfundoi me rezultat e pjesës së parë, 1:0 për Llapin.

Pas kësaj fitoreje, Llapi mbetet në pozitën e pestë me 23 pikë të fituara nga 13 ndeshjet e zhvilluara, tri më pak sesa lideri Ballkani, që e ka një ndeshje më pak të zhvilluar. Në anën tjetër, Drenica radhitet e shtatë, me 17 pikë.

Ndërkohë, derbi i madh i kësaj xhiroje do të luhet të shtunën. Kampioni aktual, Feronikeli, e pret liderin momental, Ballkani.

Kjo pritet të jetë një ndeshje mjaft interesante duke e pasur parasysh kualitetin e të dyja ekipeve. “Nikli” nuk guxon të gabojë pasi gjendet 7 pikë prapa ekipit therandas.

Nga ana tjetër, Portokallinjtë do të mundohen ta vazhdojnë formën që po e shfaqin dhe ata do të ishin të kënaqur edhe me një barazim në Drenas.

Prishtina ndërkohë pret fitore në Klinë kundër Dukagjinit, njëjtë si Gjilani në shtëpi kundër Ferizajt. Drita nuk do të ketë punë të lehtë kundër Flamurtarit në kryeqytet, kurse Trepça ’89 shihet si favorite në duel me fqinjin Vushtrria në shtëpi. /Gazeta Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz