back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaLajmeEkskluzive: Polici nga Istogu vdiq 30 orë pasi u lirua nga spitali,...

Ekskluzive: Polici nga Istogu vdiq 30 orë pasi u lirua nga spitali, familjarët tregojnë rastin tragjik

Të ngjajshme

Gashani: Dyfishohet mbështetja për sportistet dhe trajneret femra – nga 200 në 400 euro

Ministri i Sportit, Blerim Gashani, ka njoftuar se qeveria...

Semenyo shpallet lojtari i muajit shkurt në Premierligë

Antoine Semenyo po kalon një superformë me Manchester Cityn. Ganezi,...

Refuzohet kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë e të pandehurit për krime lufte

Gjykata Supreme e ka refuzuar si të pabazuar kërkesën...

Armatimi në veri, Elshani: Për mbi 20 vjet mungoi kontrolli institucional

Armatim, pajisje ushtarake dhe mjete të tjera janë gjetur...

Çertifikohen dy qenë policorë

Në Kampin e Njësive Speciale në Vrellë, u mbajt...

Sot është bërë një javë nga varrimi i policit, Halil Metaj. Indeksonline kishte raportuar ekskluzivisht për vdekjen tragjike të policit nga Istogu që kishte vdekur thuajse dy ditë pas një aksidenti me veturë që kishte patur i ndjeri.

Në mesditën e të dielës, Halil Metaj ishte përfshirë në aksident mes dy veturash në fshatin Bellopojë, nga një bashkëvendas i tij. Aksidenti që në shikim të parë dukej tejet serioz, për fat të mirë kaloi pa pasoja në njerëz. Por, kjo doli të ishte e përkohshme.

Halil Metaj u dërgua në spitalin e Pejës në gjendje jo aq të rëndë shëndetësore. Me disa lëndime të lehta, të jashtme, policit të ndjerë iu bënë disa kontrolle në spitalin e Pejës.

Pasi ka bërë disa inçizime, Metaj është liruar nga spitali duke i thënë se gjendja e tij është stabile. Familjarët në kushte anonimiteti tregojnë për Indeksonline gjendjen e familjarit të tyre, disa orë para se të ndërronte jetë.

Metaj pas lirimit nga spitali i Pejës, ishte dërguar në shtëpinë e tij në fshatin Shushicë. Natën e të hënës vonë, Metaj ishte ankuar tek familjarët se kishte dhimbje të vazhdueshme te brendshme në gjoks. Për këtë, ai kishte kërkuar që të dërgohej në spital.

Rreth orës 03:00 të mëngjesit, Halil Metaj është dërguar në spitalin e Istogut nga djali i tij. Pasi kishte marrë një infuzion dhe disa ilaçe për qetësim, ai ishte kthyer në shtëpinë e tij. Por, duke mos e ndjerë veten aspak mirë me shëndet, polici i ndjerë i kishte kërkuar djalit të tij që ta dërgonte në spitalin e Pejës dhe mos të futej fare në shtëpi. Metaj ishte nisur për në Spitalin e Pejës në orët e para të mëngjesit të ditës së martë. Kur ishte afër arritjes në spital, gjendja e tij kishte filluar të përkeqësohej, shkruan Indeksonline.

Madje, me tu pranuar në qendrën emergjente në Pejë, gjendja e Halil Metajt ishte përkeqësuar në masë të madhe. Këto ishin minutat e fundit të jetës së tij pasi që mjekët nuk kanë arritur ta mbajnë në jetë 49 vjeçarin nga Istogu.

Duke u cilësuar si vdekje e dyshimtë, prokurori i rastit ka vendosur që të ndjerit t’i bëhet obduksioni. Indeksonline ka kontaktuar vëllain dhe djalin e policit të ndjerë, por që të njëjtit nuk kanë pranuar të flasin para kamerave. Familjarët thonë se janë në pritje të obduksionit dhe më pas do të vendosin për rrugët që do të marrin rreth këtij rasti. Halil Metaj ka lënë prapa katër fëmijë./Indeksonline/

 

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz