BallinaBotëPublikohen pamje që tregojnë sesi al-Baghdadi u gjet nga forcat amerikane

Publikohen pamje që tregojnë sesi al-Baghdadi u gjet nga forcat amerikane

Të ngjajshme

Casemiro shënon me kokë, i jep epërsinë Unitedit

Manchester Unitedi ka shënuar golin e epërsisë ndaj Brentfordit. Është...

FIFA e bën një ndryshim të madh për Botërorin 2026

FIFA ka arritur një marrëveshje për një ndryshim të...

Mainoo pritet të vazhdojë kontratën me Manchester Unitedin

Kobbie Mainoo do të nënshkruajë më në fund kontratën...

“Fantazmat” mund të jenë thjesht zhurma nga tubat e vjetër

Pretendimet për aktivitete paranormale mund të kenë një shpjegim...

Televizioni ‘France 24’ ka shfaqur pamje të reja nga vendi ku ishte fshehur lideri i organizatës terroriste e ashtuquajtur “Shteti Islamik”, Abu Bakr al-Baghdadi, që u vra gjatë një operacioni ushtarak të forcave amerikane në veriperëndim të Sirisë.

Në video shihen rrënojat e bunkerit, brenda të cilit fshihej para se ta hidhte veten në erë së bashku me dy fëmijët që i kishte marrë peng. Aty gjithashtu shihen rrobat, dyshekët ku e kalonin natën dhe gjësende tjera

Kujtojmë që presidenti amerikan Donald Trump, ka njoftuar dje se Baghdadi kishte aktivizuar jelekun e mbushur me lëndë shpërthyese, duke hedhur veten në erë.

E si pasojë i shpërthimit të fuqishëm bunkeri brenda të cilit fshihej është shembur i tëri, kurse në operacionin ushtarak të forcave amerikane ishin angazhuar njësitë elitare Delta Force dhe Rangers, që me vete kishin marrë edhe dron për ta vëzhguar situatën nga ajri dhe qentë e stërvitur për të nuhatur lëndët shpërthyese.

Operacion i ngjashëm ushtarak ishte planifikuar deri në detajin më të vogël për kapjen e një terroristi tjetër siç ishte lideri i Al Qaedës, Osama bin laden, i cili është përgjegjës për mijëra viktima të sulmeve terroriste të 11 shtatorit në SHBA./Gazeta Sinjali

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz