back to top
Wednesday, December 10, 2025
BallinaLajmeBardhyl Mahmuti tregon gabimet e përkthimit të ekspertizës për Deharin, thotë se...

Bardhyl Mahmuti tregon gabimet e përkthimit të ekspertizës për Deharin, thotë se u mundua të fshehët krimi

Të ngjajshme

Botërori në SHBA nis me polemika, PrideFest kundërshtohet nga dy kombëtare

Egjipti dhe Irani kanë paraqitur ankesa zyrtare në FIFA...

KQZ nuk e certifikon listën e kandidatëve të Listës Serbe

KQZ po mbanë mbledhjen e radhës në të cilën...

​Shqipëria mëson kundërshtarët në raundin e ndërmjetëm të UEFA “Regions’ Cup”

Kombëtarja shqiptare ka mësuar kundërshtarët në raundin e ndërmjetëm...

Nagavci: Çdo fëmijë duhet të ndihet i sigurt, i respektuar dhe i përkrahur

Është mbajtur ceremonia përmbyllëse e projektit trevjeçar “Veprimi Kundër...

Ish-përfaqësuesi politik i UÇK-së, Bardhyl Mahmuti, ka thënë se ka gabime të mëdha në përkthimin e ekspertizës për vdekjen e Astrit Deharit.

Mahmuti si njohës i gjuhës frënge ka treguar gabimet në përkthim të ekspertizës nga instituti mjekësor në Lozanë të Zvicrës, nga ana e prokurorisë në rastin Dehari.

“Duhet të përmendet se i pranishëm ka qenë edhe një person i tretë, thuhet në raport. Është përkthyer se mund të merret parasysh se ekziston mundësia që të jetë i pranishëm edhe një person i tretë. Kjo ndryshon gjithçka.Pastaj në gjuhën frënge thuhet qartë se prej analizave ekziston edhe ADN e huaj. Në përkthim thuhet se ADN e huaj mund të ekzistoj”, ka thënë Mahmuti.

Ai ka thënë se përkthimi me disa gabime është bërë në mënyrë që të fshehët krimi.

“Kjo është bërë në mënyrë që të fshihet krimi më i madh i pasluftës. Këtu kemi të bëjmë me të dhëna shumë të rëndësishme. Duke thënë objektivisht se personi i tretë është i pranishëm raporti e vërteton këtë. Të thuash që ka pasur pak ose aspak ADN është e pavërtetë. Kjo vërteton se ekspertët neutral kanë bërë një hetim të shkëlqyer”, ka thënë ai në T7.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz