back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaLajmePoezia e babait – Pse të vranë o Astrit Dehari?!

Poezia e babait – Pse të vranë o Astrit Dehari?!

Të ngjajshme

Serbia blen raketa kineze me rreze të gjatë, analisti serb thotë se s’ka kapacitete për ta sulmuar dikë

Serbia bleu raketa balistike supersonike nga Kina, konfirmoi presidenti...

Babai i Gjestit shihet jashtë Gjykatës ku po mbahet seanca ndaj artistit kosovar

Këngëtari nga Peja, Besart Kelmendi, i njohur me emrin...

Nuk iu bind urdhrave të policisë në Dheu i Bardhë, arrestohet një person

Një person është arrestuar të enjten në pikëkalimin kufitar...

Obi Mikel sulmon Arsenalin

John Obi Mikel, ish-mesfushori i Chelsea dhe Nigerisë, ka...

Pas vdekjes së Astrit Deharit në burgun e Lipjanit, i ati i tij Avni Dehari, shkroi një poezi duke e ndarë dhembjen që ndiente përmes vargjeve që ia kushtoi të birit.

Ai në këtë poezi me titull “Pse të vranë o Astrit Dehari”, shkruan edhe për djalin tjetër Arbnor Deharin që po ashtu i vdiq në rrethana të panjohura.

Më poshtë po sjellim poezinë e plotë:

PSE TË VRANË O ASTRIT DEHARI!?

Poezi nga baba i Astritit!

U hap lajmi si rrufe
Lajm ugur po për atdhe,
E torturuen pastaj e vranë
Astrit Deharin djal bujar.

Atje n´burg mbyllun me dry

Korba t´zi ia kan msy,
U thanë lulet, e thanë barin
Kur e vranë Astrit Deharin.

Drini Bardhë e ndal valërimin
Prizerenit ia vranë gzimin,
Kur u vra Astriti djal
Po ja qojnë Arbnorit n´varr.

O Astrit djal i Arbnisë

Djal besnik i Dardanisë,
Tanë shoqnia po lotojnë
Dhe familjen ta ngushllojnë.

Ti ngushllojnë babe e nanë
Ta ngushllojnë nusen e re,
Tash Arbnorin merre ngryk
Se u flijove për atdhe.

O Astrit ti lul` bajraku
Pa Ty hije ma ska konaku,
Mundi yt nuk ka shkue kot
Hero i vërtetë për jetë e mot!

Avni Dehari

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz