back to top
Tuesday, December 16, 2025
BallinaLajmeVeton Surroi: Shteti i mori të gjallë Astrit Deharin, e kthu të...

Veton Surroi: Shteti i mori të gjallë Astrit Deharin, e kthu të vdekur në familje

Të ngjajshme

Isak Neziri ndan 30 bursa dhe jetëson Fondacionin “Leotrim Ahmeti”

Skenderaj u mbush me emocione, dhimbje dhe krenari, teksa...

Tomiyasu prezantohet te Ajaxi

Ajaxi ka prezantuar blerjen e tyre të re. Bëhet fjalë...

“Po të çpojke e po ta shtike mrena”, për çka e ka fjalën Shkurta?

Shkurta dhe Fjolla kanë folur për ndërhyrjet estetike. Shkurta tha...

Sulmi me makinë në paradën e Liverpoolit, gjykata jep 21 vjet e 6 muaj për autorin

Sulmuesi në paradën e Liverpoolit, Paul Doyle, është dënuar...

Pasi u publikuan konkludimet e raportit të ekspertëve zviceranë lidhur me rastin e vdekjes së Astrit Deharit, i cili nuk përjashtonte mundësinë e vrasjes, ka reaguar publicisti dhe gazetari Veton Surroi.

Surroi ka thënë se deri më sot shteti i Kosovës ka pasur dy rrafshe përgjegjësie juridike në rastin e vdekjes së Astrit Deharit, mirë posipas  Surrroit me publikimin e raportit zviceran, shteti i Kosovës ka përgjegjësi juridike edhe për dyshimin se me neglizhencë apo paramendim ka fshehur probabilitetin e lartë të vrasjes së Astrit Deharit.

Surroi ka kërkuar një hetim të plotë me qëllim që për vdekjen e Astrit Deharrit të vihet drejtësia në radhë të parë për familjen e tij dhe pastaj për tërë qytetarët e Kosovës, shkruan Reporteri.net.

Postimi i plotë i Surroit:

Shteti i Kosovës e ka marrë Astrit Deharin të gjallë nën përkujdesjen e vet juridike dhe ia ka kthyer familjes të vdekur.
Deri më sot , shteti i Kosovës ka pasur dy rrafshe përgjegjësie juridike. Një, arrestimin e një të dyshuari për “terrorizëm” me prova që nuk kalojnë testin e dyshimit të bazuar dhe dy , dështimin në mbrojtjen e jetës së tij , mes tjerash edhe duke e mbajtur një të akuzuari për “terrorizëm” në sektor të burgut me të dyshuar për krime ordinere.
Prej sot ,me publikimin e raportit zviceran, shteti i Kosovës ka përgjegjësi juridike edhe për dyshimin se me neglizhencë apo paramendim ka fshehur probabilitetin e lartë të vrasjes së Astrit Deharit.
Të tri përgjegjësitë e shtetit të Kosovës duhet të zbërthehen me një hetim të plotë e me pasoja përgjegjësie juridike , që i japin drejtësi Astrit Deharit , familjes së tij dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz