BallinaLajmeArrestohet një kosovar në Gjermani

Arrestohet një kosovar në Gjermani

Të ngjajshme

Pejë: Humb jetën një punëtor gjatë punës, Prokuroria nis procedurat hetimore

Një ngjarje e rëndë është raportuar sot në fshatin...

Ndarja “pass” Lopez plotë “class”, gati 57 vite e duket për merak!

Aktorja dhe këngëtarja e njohur, Jenifer Lopez ka publikuar...

Bahtiri eskalon ndaj Osmanit: Po i përfaqëson interesat e Grenellit e Gjuriçit

Deputeti i VV-së, Agim Bahtiri ka reaguar ashpër ndaj...

DHL – dërgesa të shpejta dhe të sigurta çdo herë 

Kur bëhet fjalë për dërgesa ndërkombëtare dhe lokale, DHL...

I riu ishte i kërkuar nga policia me dy fletarrestime, ka bërë të ditur Policia Federale të martën. Përveç për zjarrvënie, ai akuzohet edhe për vjedhje të gjashtëfishtë.

Udhëtimi i kosovarit 17-vjeçar të hënën përfundoi papritur në Aeroportin e Dyseldorfit. Pas kthimit nga Kosova, atë e arrestoi në këtë aerport Policia Federale e Gjermanisë, si të dyshuar për vënien e zjarrit në një kopsht fëmijësh në Erkrath, shkruan dpa.de.

Zjarrvënia i ngarkohet atij krahas një 17-vjeçari tjetër.

I riu ishte i kërkuar nga policia me dy fletarrestime, ka bërë të ditur Policia Federale të martën. Përveç për zjarrvënie, ai akuzohet edhe për vjedhje të gjashtëfishtë.

Dy të rinjtë akuzohen se në korrik të vitit 2019 kishin provuar të thyenin një pjesë të rrethojës së kopshtit të fëmijëve duke e goditur atë me një gur kalldrëmi. Pasi që kjo përpjekje u dështoi, ata dyshohet t`u kenë futur  zjarrin disa jastëkve.

Si pasojë e zjarrit, kopshti i fëmijëve ishte shkatërruar pothuaj plotësisht. 17-vjeçari i dytë, sipas të dhënave të hetuesve, e kishte pranuar veprën që në fillim të gushtit.

Në atë kohë policia kishte njoftuar se po zhvilloheshin hetime kundër një bashkëkryesi të personit të përmendur. Dhe, siç ka thënë për DPA-në një zëdhënëse e policisë, fjala kishte qenë për të riun e kapur të hënën në Aeroportin e Dysledorfit./Gazeta Sinjali/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz