back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeÇfarë thotë prokurori Sylë Hoxha që i pari kishte konstatuar se Astrit...

Çfarë thotë prokurori Sylë Hoxha që i pari kishte konstatuar se Astrit Dehari ka kryer vetëvrasje?

Të ngjajshme

Ter Stegen e nis me barazim aventurën me Gironën

Ndeshja ndaj Getafes ishte e para për Marc-Andre Ter...

Kancelari Merz: Niveli i përdorimit të dhunës në SHBA është shqetësues

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, shprehu sot shqetësimin e...

Presidenti i Federatës Spanjolle konfirmon: Finalja e Botërorit luhet në Spanjë

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan dha...

Familja e Astrit Deharit, tashmë kanë pranuar raportin zviceran lidhur me vdekjen e të birit. Sipas konkluzioneve të para, sipas babait të Deharit, bëhet fjalë për vrasje. Prindi i Astritit, Avniu ka deklaruar se duhet nisur menjëherë hetimet lidhur me këtë.  Prindi i Deharit, e ka bërë fajtor prokurorin Sylë Hoxha, i cili në fillim ka qenë kryeprokuror në Prokurorinë Themelore të Prizrenit  dhe është deklararuar për mediat për këtë rast.

“Unë shfrytëzoj rastin si prind që ta falënderoj avokatin që ta zbardhë të vërtetën si rast. I falënderoj ekspertët që nuk u janë nënshtruar trysnive politike për ta dhënë një raport. Dua ta përmend se në rastin e Astrit Deharit që e kanë vrarë në burgun e Prizrenit, përgjegjës janë përveç Sylë Hoxhës së bashku me kompaninë e tij e ministren Dhurata Hoxha”, ka deklaruar Avni Dehari.

E Gazeta Express, për këtë çështje ka biseduar me Sylë Hoxhën, tash prokuror special. Ai ka thënë se nuk ka qenë asnjëherë prokuror i këtij rasti. Dhe se për këtë punë, gjithmonë ka folur në cilësinë e  kryeprokurorit të Themelores së Prizrenit.

“Ju duhet t’i drejtoheni prokurorisë së Prizrenit. Unë asnjëherë nuk kam qenë prokuror i këtij rast. Unë vetëm kam lexuar një raport. Për gjithçka tjetër referojuni prokurorisë:, ka deklaruar Sylë Hoxha.

Të Fundit

Sport

ShowBiz