back to top
Saturday, October 25, 2025
BallinaRegjionaleMitrovicë e VeriutInspektorati Policor i Kosovës jep detaje rreth aksionit në Veri

Inspektorati Policor i Kosovës jep detaje rreth aksionit në Veri

Të ngjajshme

Gjini për Kurtin: I pandershëm, jo fisnik e as burrështetas

Kandidati për kryetar të Gjakovës nga radhët e Alenacës...

Heshtje në ”San Siro”, Pisa barazon rezultatin ndaj Milanit (VIDEO)

Pisa ka arritur të barazoj rezultatin ndaj Milanit. Ishte Juan...

“Lumiri më pyeti a mundemi me fitu”, Tahiri flet për koalicionin me LVV-në në Vushtrri

Kandidati për kryetar të Vushtrrisë nga LDK-ja, Xhafer Tahiri...

Inspektorati Policor i Kosovës ka dhënë detaje për aksionin e sotëm të zhvilluar në veriun e Mit6rovicës. Sipas IPK’SË, në operacionin ‘Kontrabanda’, u arrestuan tre zyrtarë policor.

“IPK në koordinim me Prokurorinë Speciale ka vazhduar angazhimet lidhur me operacionin e koduar me emrin “Kontrabanda”. Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë arrestuar sot në orët e hershme të mëngjesit  në Mitrovicën e Veriut tre zyrtarë policorë”, deklarojnë nga IPK’ja.

E operacioni i sotshëm që u zhvillua me urdhëresë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës është vazhdimësi e operacionit të zhvilluar në muajin maj të këtij vitit të koduar me emrin “Kontrabanda”.

Arrestimi i tre të dyshuarve (një toger policor, një rreshter dhe një zyrtar policor) është realizuar me urdhëresë të Prokurorisë Speciale me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Krim i organizuar” dhe  “Keqpërdorim i pozitës zyrtare”.

Të arrestuarit do të intervistohen nga hetuesit e IPK-së në koordinim me prokurorin kompetent.

Me tri arrestimet e sotshme, gjithsej numri i zyrtarëve policorë të arrestuar gjatë këtij operacioni ka shkuar në 25.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz