back to top
Saturday, September 6, 2025
BallinaLajmeVrasësit të Ermal Kamberit i rritet dënimi i bëhet 16 vite, familja...

Vrasësit të Ermal Kamberit i rritet dënimi i bëhet 16 vite, familja kërkon më së paku 25 vjet

Të ngjajshme

Shukri Buja: Unë nuk flas për ndryshim, unë vij për ta bërë atë

Kandidati për kryetar të Lipjanit, nga radhët e PDK-së,...

Cristiano Ronaldo, mosha është veç numër – shënon gol për Portugalinë

Kombëtarja e Portugalisë ka shënuar golin e dytë ndaj...

Policia në Ferizaj sekuestron tre automjete me dru të transportuar pa dokumente

Në kuadër të planit operativ “Mbrojtja e pyjeve 2025”,...

I ka bërë mirë Arabia, Joao Felix shënon për Portugalinë

Kombëtarja e Portugalisë ka shënuar gol ndaj Armenisë në...

Dy vite më parë u vra Ermal Kamberi në lokalin të cilin ai e menaxhonte.

Ndërsa vitin e kaluar Policia e Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Belgjikës, kishin arrestuar vrasësin e Ermal Kamberit, Sadik Bajramin, shkruan Indeksonline.

Ky i fundit u dënua me vetëm 12 vite burg, por pas ankesës së familjarëe mbi vendimin, gjatë këtij viti dënimi i tij u rrit për katër vite.

Vëllai i Ermalit, Shpëtim Kamberi tha se për familjen e tij ky vendim është i papranueshëm.

Përmes një postimi në Facebook, ai tha se familja duan burgim të përjetshëm apo më së paku 25 vite.

Për më shumë lexojeni postimin e plotë të tij:

Kemi lajme nga Gjykata e Apelit në Prishtinë, pasi e kemi bër ankesen me Avokatin tonë, mbi vendimin e pa drejtë me vetem 12 vite burg me shumë shkelje nga Gjykata e Mitrovicës për vrasjen e vëllaut-djalit tonë Ermalit.

Me 4 tetorë dy ditë para zgjedhjeve e kishum seancen e parë dhe të fundit nga kjo Gjykat e Apelit, paskan vendos jo rigjykim por vetem rritje denimi direkt me vetem 4 vite rritje nga 12 qe kishte e shqiptuan denimin me 16 vite burg.

Për neve si familje është i pa pranueshem ky vendim nga Gjykata e Apelit, ne duam burg të përjetshem ose më se paku 25vite denim për kriminelin që na e vrau Ermalin tonë në punë, ky person është me të kaluar kriminale nga burgu i Zvicrres qe kishte mbajtur burg 4vite për hajni të rënda e kthejn në Kosovë sepse ishte pa dokumente atje “ilegal” kthehet k’tu bën vrasje për një rezervim tavoline, sepse Ermali nuk e kishte lën të ulët në atë tavolin. Për gjdo informatë më shumë do ju mbajm të informuar nesër.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz