back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeBlerim Latifi: Këta janë zyrtarët që po e shkatërrojnë shtetin

Blerim Latifi: Këta janë zyrtarët që po e shkatërrojnë shtetin

Të ngjajshme

Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje të rëndë në Prishtinë

Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit ka arrestuar sot një...

Përkujtimi i Holokaustit në Kosovë, Kurti: I rikujtomë ngjarjet që ato mos të përsëriten

Në Ditën Ndërkombëtare Përkujtimore të Holokaustit, kryeministri në detyrë,...

Kurti, Osmani e Basha nderojnë viktimat e Holokaustit në Ditën Ndërkombëtare Përkujtimore

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti bashkë me presidenten Vjosa...

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Blerim Latifi, përmes një postimi në Facebook ka përmendur faktorët të cilat janë duke shkatërruar procesin elektoral dhe tërë shtetin.

Latifi ka shkruar se kush mundet të godas krimin në hallkat që ai ka përmendur meriton të quhet shpëtimtar i shtetit të Kosovës.

Postimi i plotë i Latifit:

Krimet kundër shtetit të Kosovës ndodhin në tri kategori zyrtarësh: tek komisionerët e zgjedhjeve, të cilët e korruptojnë procesin elektoral dhe kështu e deformojnë parimin themelor të demokracisë, tek shefat e prokurimit, të cilët mundësojnë zhvatjen e shtetit, përmes orkestrimit të tenderëve publikë dhe tek zyrtarët e policisë së krimeve ekonomike, të cilët, në vend se ta luftojnë krimin, bashkëpunojnë me krimin, për të marrë një pjesë të përfitimeve të tij, përmes metodës së shantazhimit me dosjet e hetimeve. Dy gjëra duhet të mos harrohen: E para, nuk janë të gjithë zyrtarët e këtyre kategorive të kriminalizuar, shumë e shumë prej tyre janë njerëz që punojnë aty me nderë e profesionalizëm. E dyta, këto nuk janë kategoritë e vetme që ushqejnë krimin brenda institucioneve të shtetit, por këto janë tri hallkat që mirëmbajnë lidhjet e politikës me krimin. Kush arrin të godas krimin në këto tri hallka, meriton të quhet shpëtimtar i shtetit të Kosovës nga skenari i dështimit të tij.

Të Fundit

Sport

ShowBiz