BallinaLajmeXhemajli: Votat e Abrisë i janë hequr PDK-së (Dokument)

Xhemajli: Votat e Abrisë i janë hequr PDK-së (Dokument)

Të ngjajshme

Casemiro shënon me kokë, i jep epërsinë Unitedit

Manchester Unitedi ka shënuar golin e epërsisë ndaj Brentfordit. Është...

FIFA e bën një ndryshim të madh për Botërorin 2026

FIFA ka arritur një marrëveshje për një ndryshim të...

Mainoo pritet të vazhdojë kontratën me Manchester Unitedin

Kobbie Mainoo do të nënshkruajë më në fund kontratën...

“Fantazmat” mund të jenë thjesht zhurma nga tubat e vjetër

Pretendimet për aktivitete paranormale mund të kenë një shpjegim...

Në faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve tanimë janë publikuar rezultatet e numërimit të votave 100 për qind. Por, ankesat e disa partive dhe evidentimi i parregullsive ka bërë që sot të rinumërohen 303 vendvotime. Një rast të mospërputhjes të formularit me të dhënat e KQZ-së e ka raportuar sot edhe Haxhi Xhemajli.

Ishte fillimisht Partia Demokratike e Kosovës, mandej edhe Lidhja Demokratike e Kosovës  dhe Nisma Socialdemokrate që kanë paraqitur ankesa në PZAP, sa i përket numërimit të votave të zgjedhjeve të 6 tetorit.

Këto parti pretendonin se mes tjerash janë bërë gabime në shtypjen e rezultateve.

Pas shqyrtimit të ankesave, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur për rinumërimin e 303 vendvotimeve, bazuar në rekomandimin edhe të Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve, e cila ka evidentuar një gabim teknik që ka ndodhur me shtypjen e gabueshme te formularëve.

Se kanë ndodhur gabime e mospërputhje në rezultate po raportojnë çdo ditë vëzhgues e persona që kanë qenë të angazhuar në procesin zgjedhor.

Një rast të tillë e ka raportuar edhe Haxhi Xhemajli, i cili tha se votat që janë dhenë në fshatin Abri të Epërme të Drenasit i janë hequr Partisë Demokratike të Kosovës.

“Rastësisht sot e mora formularin e përputhjes se të dhënave dhe rezultateve në Qendrën e votimit nr 0307E/02D në Abri të Epërme. Rezultati i publikuar në KQZ ishte dallimi -30 vota për PDK . Në formular janë 173, kurse në faqen e KQZ-së 143”, ka treguar ai.

Këtë që thotë, Xhemajli e ka treguar edhe me dokumente, ku shihet se PDK në formularë ka më shumë vota e në rezultatet e fundit të publikuara nga KQZ më pak./FaktePlus

Për më shumë shihni formularin dhe të dhënat e publikuara nga KQZ.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz