back to top
Monday, January 26, 2026
BallinaLajmeKosovëMerret vendimi për vëllain e kryetarit të Vushtrrisë

Merret vendimi për vëllain e kryetarit të Vushtrrisë

Të ngjajshme

Dhunohet një femër në Deçan, policia nis hetimet

Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën është...

Trumpi akuzon Minesotan për mbulim kriminal të mashtrimeve financiare

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump,...

Gjykata Themelore e Mitrovicës ka caktuar një muaj paraburgim për dy të dyshuar nga Vushtrria për veprën penale ushtrim i ndikimit.

Njëri nga të dyshuarit është vëlla i kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.

Ndalimi i dy të dyshuarve S.T dhe SH.K sipas gjykatës ka ardhur pas një videoincizimi të publikuar nëpër media, e në të cilat incizime pretendohet se dëgjohet S.T, i cili është vëlla i kryetarit të Komunës së Vushtrrisë.

Me t’u publikuar videoincizimi, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë – Shyqyri Syla, ka urdhëruar Njësinë Rajonale për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit në Mitrovicën e Jugut, që të nisë hetime përkitazi me publikimin e këtij videoincizimi, ku pas hetimeve janë ndaluar dy të dyshuarit S.T dhe Sh.K.

LEXO EDHE: Skandal korruptiv: Vëllai i Xhafer Tahirit të LDK-së incizohet duke marrë ryshfet për leje ndërtimore në Vushtrri (Video)

 

 

Të Fundit

Sport

ShowBiz