back to top
Sunday, September 7, 2025
BallinaLajmeNga sa deputetë do t’i kenë partitë politike në Kuvendin e Kosovës...

Nga sa deputetë do t’i kenë partitë politike në Kuvendin e Kosovës në legjislaturën e ardhshme?

Të ngjajshme

Finlanda me Edon Maxhunin e eliminojnë Serbinë nga EuroBasket 2025

Finlanda ka shkaktuar një surprizë të madhe në EuroBasket...

Venezuela i vendos anijet raketore, pranë brigjeve të vendit

Marina Venezueliane po i përgjigjet vendosjes së anijeve të...

Çitaku: Vetëvendosje ka bashkëpunuar me Listën Serbe tash e 5 vite, e dëshmojnë përgjimet

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe deputetja...

Nesër mbyllet rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, kjo është arsyeja

Rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë nesër do të mbyllet...

Gattuso para ndeshjes ndaj Izraelit: “Jam për paqe, por ne duhet të luajmë”

Trajneri i Kombëtares së Italisë, Gennaro Gattuso, është deklaruar...

Ka përfunduar numërimi i të gjitha votave në zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë.

Sipas rezultatit të zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje është fituese e zgjedhjeve me 25,49 për qind të votave, shkruan lajmi.net.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbi 5000 vota më pak sesa Lëvizja Vetëvendosje ose 24,82 për qind, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës që ka mbledhur 21,23 për qind të votave.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate në koalicion, së bashku kanë mbledhur 11,58 për qind të votave të përgjithshme.

Nisma Socialdemokrate nuk ka arritur të kalojë pragun zgjedhor prej 5 për qind, duke mbledhur kështu 4,96 për qind të votave.

Ajo që vlen të theksohet është se ende nuk është bërë numërimi i votave me kusht dhe atyre me postë, por që nuk pritet të ketë ndryshim të madh në rezultate.

Sipas këtyre përqindjeve të fituara në zgjedhje, në Kuvendin e Kosovës do të kemi 5 parti shqiptare, duke llogaritur 3 partitë e mëdha dhe koalicionin AAK – PSD.

Bazuar në votat e fituara, Lëvizja Vetëvendosje pritet t’i ketë 30 ose 31 deputetë në Kuvendin e Kosovës, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës pritet të ketë një deputet më pak, 29 ose 30 sosh.

Partia Demokratike e Kosovës, do t’i ketë 25 ose 26 ulëse në Kuvendin e Kosovës, ndërsa koalicioni AAK – PSD pritet t’i ketë 14 deputetë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz