back to top
Wednesday, December 10, 2025
BallinaLajmeIsmaili thotë se gaboi që iu bashkua PSD-së, dyshon se ka fituar...

Ismaili thotë se gaboi që iu bashkua PSD-së, dyshon se ka fituar mandatin e deputetit

Të ngjajshme

Barça nuk lë vend për befasi, mposht Frankfurtin në “Camp Nou”

Barcelona ka fituar ndeshjen ndaj Eintracht Frankfurtit. Ata mposhtën “Shqiponjat”,...

Çka po ndodhë, Atalanta në epërsi ndaj Chelseat

Atalanta ka shënuar golin e epërsisë ndaj Chelseat. “Zikaltrit”, morën...

Anëtari i Partisë Socialdemokrate, Fisnik Ismaili ka thënë se është penduar që kur është larguar nga Vetëvendosja nuk e ka vazhduar karrierën e tij politike si deputet i pavarur.

Ismaili përmes një postimi në Facebook, ka kritikuar partitë politike, e që, sipas tij, të gjitha kanë një gjë të përbashkët e ajo është dëshira e verbër për pushtet.

Ai ka thënë se ka dyshime që ka fituar mandatin e deputetit transmeton Telegrafi.

“Politika le t’i mbetet atyne që iu flen më mirë. Për mue ishte veç munim, pos betejave që i bajsha me shumë qef, të cilat nuk i duhen skenës politike ma. E që rrjedhimisht tregon se s’i duhem as unë politikës ma, përveç nëse del se e kam fitue edhe këtë mandat, për të cilin dyshoj”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Ismailit:

“Qëllimi im këto 10 vjet të angazhimit politik ka qenë: me e hjekë zaptuesin prej qytetit tim, edhe me e hjekë zaptuesin prej shtetit tim.

A ia kam arritë? Po. A kam kontribue, në mënyrën time, dukshëm për këtë punë? Hell yeah!

A kam gabue najsen? Sigurisht se po. S’ka njeri të pagabueshëm. E gabimi im i vetëm ka qenë, se kur është bë ndamja në VV, s’kam dalë deputet i pavarun, që me lujtë koqe me krejt. Me qenë zani i qatyne 55% që nuk votojnë. Isha kënaqë, se ma nxorën politikën për hunsh.

Çka kanë të përbashkët KREJT subjektet politike në Kosovë, pa dallim, është dëshira e verbër për pushtet, që nuk zgjedh mjete. Edhe besomëni, këto vjet kam pa, e kam përjetue gjithçka, për me e kuptue këtë gjë. House of Cards, nëse e keni këqyrë, nuk është tregim fiktiv. Është realitet që ndodh në politikën e çdo shteti, edhe është realitet shumë i poshtër për njerëz si unë.

Krejt lojët politike: shantazhet, skandalet, shpifjet, të ngulmet, marrëveshjet, koalicionet edhe propaganda, janë mjete për me e marrë pushtetin në fund. Unë kam qenë pjesë aktive e propagandës, që e kam edhe profesion, edhe e kam përdorë si kundërptopagandë ndaj subjekteve që e mbajshin peng Prishtinën edhe Kosovën.

Amo tutje, me qenë pjesë e lojëve të randa politike, kam refuzue çdo herë. As anëtar kryesie s’kam dashtë me qenë në asnjanin subjekt, se u bajsha nervoz me standardet e dyfishta, ndryshimin e parimeve, hipokrizinë, të cilat në raste edhe mu ka dashtë me ia arsyetue subjektit para miletit. Kjo vlen për krejt subjektet që kam qenë pjesë.

Unë me profesion baj reklama. Çdo reklamë i rritë pak gjanat, pra, rren ka pak brenda të pranueshmes, për me e shitë produktin. Propaganda e subjektit politik, amo, din kanjiherë me rrejtë qaq shumë, sa bahet padurueshëm, veç për me e kapë pushtetin.

Kam pas besue verbërisht në idealin gjatë luftës, edhe ma vonë e kam pa se jam ngulë. Njajtë besova deri u ngula edhe në idealin në politikë. E, qysh thojnë, nëse ngulesh një herë, dikush t’ka ba budallë, por kur ngulesh për s’dyt, atëherë je nime budallë.

Sidoqoftë, qëllimi im me i hjekë zaptuesit është arritë. Për pozitë në pushtet kurrë s’kam synue, prandej as nuk kam qenë aktiv në pozitë diku në Komunë. E pranoj veç mandatin prej sovranit, që vendosë a me qenë unë, apo mos me qenë, zani i tij.

Idealet, njerëz të dashtun, po u zhdukshin në momentin që i merr erë pushtetit. S’keni qenë brenda në politikë, me e pa si unë. Egon hala asnjani prej udhëheqësve shqiptarë nuk dijti me e mbizotënue, pa dallim subjekti, që për mue është pengesa më e madhe e bashkëpunimit politik.

E unë idealet e mia që i kam ruejtë në politikë me çykë të zorit, ndërsa egon e kam përbi, por pa u nënshtrue. Njajtë vazhdoj me i mbajtë si profesionist e qytetar aktiv.

Politika le t’i mbetet atyne që iu flen më mirë. Për mue ishte veç munim, pos betejave që i bajsha me shumë qef, të cilat nuk i duhen skenës politike ma. E që rrjedhimisht tregon se s’i duhem as unë politikës ma, përveç nëse del se e kam fitue edhe këtë mandat, për të cilin dyshoj.

Me vjedhë, s’kam vjedhë. Me rrejtë, s’kam rrejtë. Me shpresë shuuuuumë të madhe se ndryshimi ka me qenë i dukshëm, kam me vazhdue me qenë i drejtë – kritik ndaj të padrejtës, e përkrahës i vullnetit të mirë, duke shpresue se shteti vërtetë çkapet e mbetet i secilit prej nesh.

Qytetar aktiv e njeri me qëllime të mira gjithmonë, brenda apo jashtë politikës, me ideale të njajta, për një botë më të mirë”, ka shkruar ai.

PSD në kuadër të koalicionit me AAK-në sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, në zgjedhjet e djeshme kanë marrë 11.54 për qind të votave.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz