back to top
Saturday, October 25, 2025
BallinaLajmeLluka i AKR’së fajëson NISMËN për rezultatin e keq, e përmend nepotizmin...

Lluka i AKR’së fajëson NISMËN për rezultatin e keq, e përmend nepotizmin e favoret personale

Të ngjajshme

Asllani i shënon Ramajt në Bundesliga

Hoffenheimi ka shënuar golin ndaj Heidenheimit në Bundesliga. Dhe ishte...

Petkoviqit i djeg deklarata e Osmanit për tendencat destabilizuese të Serbisë, i reagon presidentes

Petar Petkoviq, kreu i të ashtuquajturës “zyra për Kosovën”,...

KQZ sot i shpall rezultatet përfundimtare për kryetarë të komunave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se sot me...

Ish- Ministri i Zhvillimit Ekonomik, njëherit kandidati për deputetë nga koaliconi NISMA-AKR-PD, Valdrin Lluka i ka përgëzuar Vetëvendosjen dhe LDK’në për rezultatin në zgjedhjet e djeshme, derisa ka goditur Nismën Socialdemokrate për rezultatin e tyre të keq në zgjedhje.

Përmes një postimi në Facebook, Lluka ka thënë se dje u dëshmua që nepotizmi dhe favoret në politikë janë shkurtpamëse dhe nuk japin rezultate në zgjedhje, duke aluduar kështu për Nismën Socialdemokrate, parti kjo me të cilën AKR’ja hyri në koalicion parazgjedhor.

“I falenderoj ata mijëra votues që më besuan votën anëmbanë Kosovës. Do t’ju mbaj të informuar lidhur me proceset dhe rezultatet finale. Për një gjë jam i lumtur. U dëshmua që nepotizmi dhe favoret në politikë janë shkurtpamëse dhe nuk japin rezultate në zgjedhje. Rruga e sigurtë drejtë suksesit është meritokracia dhe transparenca”, ka shkruar Lluka.

Ndryshe, sipas rezultateve preliminare të publikuara nga Komisioni Qendor i Zgjedhjeve, koalicioni NISMA-AKR-PD ka marrë vetëm 38 mijë e 483 vota apo 4.89%, që i bie se nuk e ka kaluar pragun zgjedhor.

Sipas KQZ’së, partia e parë në këto zgjedhje është Lëvizja Vetëvendosje, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës. /Gazeta Express

LEXO EDHE: Ish – Ministrat e NISMËS Hasani e Bytyçi e thumbojnë Fatmir Limajn për rezultatin e keq në zgjedhje

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz