back to top
Sunday, October 26, 2025
BallinaLajmeEXIT POLL-i i RTK-së: Kjo parti i fiton zgjedhjet

EXIT POLL-i i RTK-së: Kjo parti i fiton zgjedhjet

Të ngjajshme

Lushtaku: Ne nuk do të tentojmë të krijojmë Qeverinë sepse nuk i kemi numrat

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së,...

Sveçla optimist: Për hair ju koftë Kurti 3

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla,...

Murati optimist: Sot do të votohet qeveria ‘Kurti 3’

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati ka folur para...

A bëhet qeveria sot, Bislimi hesht para gazetarëve

Zëvendëskryeministri në detyrë Besnik Bislimi s’ka pranuar t’i përgjigjet...

Ndërron jetë një nga mjekët më të mirë të Skenderajt (FOTO)

Skenderaj ka humbur sot një nga mjekët më të...

RTK dhe Instituti i Prishtinës për Studime të Opinionit Publik, PIPOS, sapo kanë publikuar Exit Poll-in për epilogun e zgjedhjeve të parakohshme të mbajtura, sot, Kuvendin e Republikës së Kosovës. Udhëheqësi i institutit PIPOS, Fisnik Halimi, para prezantimit ka sqaruar mënyrën se si është realizuar ky Exit Poll.

Ai ka thënë se kjo është një teknikë e matjes së shpejtë të rezultateve, e cila realizohet përmes intervistave gjatë ditës, të cilat ky institut i merr menjëherë pasi qytetarët e kryejnë obligimin e tyre në vendvotime. “Kjo teknikë realisht është shumë e saktë, por i ka mangësitë e veta dhe duhet marrë me një dozë të vogël rezerve.

Por, ne, si PIPOS i kemi marrë të gjitha parapërgatitjet që margjina e gabimit të jetë minimale dhe të pasqyrojë rezultatin ashtu siç do të jetë pas numërimit”, ka theksuar Halimi.

Ndërkohë, në bazë të këtij Exit-Polli fitues i zgjedhjeve del të jetë Lëvizja Vetëvendosje me 28.1 përqind të votave, e ndjekur nga LDK me 27.9 përqind dhe PDK me 25.8 përqind.

Ndryshe Exit Pollet janë rezultatet jozyrtare dhe që realizohen në bazë të anketave. Në bazë të ligjit institucioni që ka të drejtë të publikojë rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë është vetëm Komisionin Qendror Zgjedhor.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz