back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaZgjedhjetPDK: Vëllai i kryetarit të LDK-së në Mitrovicë, sulmon fizikisht aktivistin tonë

PDK: Vëllai i kryetarit të LDK-së në Mitrovicë, sulmon fizikisht aktivistin tonë

Të ngjajshme

Ter Stegen e nis me barazim aventurën me Gironën

Ndeshja ndaj Getafes ishte e para për Marc-Andre Ter...

Kancelari Merz: Niveli i përdorimit të dhunës në SHBA është shqetësues

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, shprehu sot shqetësimin e...

Presidenti i Federatës Spanjolle konfirmon: Finalja e Botërorit luhet në Spanjë

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan dha...

“Komisionieri i LDK-së në qendrën e votimit në Kqiç të Madh të Mitrovicës, Fidan Kamberi, i cili është vëllai i kryetarit të LDK-së në këtë komunë, Safet Kamberi, ka sulmuar fizikisht aktivistin e PDK-së në këtë fshat, Ismet Berisha. Ky rast është raportuar nga vëzhguesit e PDK-së në këtë qendër të votimit, të cilët e kanë parë për së afërmi sulmin ndaj aktivistit të PDK-së”.

Sipas tyre, aktivisti i PDK-së është sulmuar derisa po kërkonte sugjerime për pikën e votimit. Komisioneri i LDK-së e kishte sharë dhe sulmuar fizikisht duke pretenduar se nuk ishte banor i atij fshati, përkundër se e vërteta ishte ndryshe.

“Pas situatës së krijuar në vendin e ngjarjes ka arritur edhe policia dhe autoambulanca për t’i ofruar ndihmën e parë aktivistit të PDK-së, i cili ka pësuar lëndime trupore. Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Mitrovicë, ka reaguar pas këtij rasti, duke kërkuar nga organet e rendit dhe drejtësisë që të marrin masat e duhura në mënyrë që të ruhet procesi zgjedhor në këtë komunë”, thuhet tutje në njoftimin e PDK-së./Indeksonline/

 

 

Të Fundit

Sport

ShowBiz