back to top
Saturday, September 6, 2025
BallinaRegjionaleDrenasKonkurs i hapur për vende pune në gjigantin metalurgjik Ferronikeli

Konkurs i hapur për vende pune në gjigantin metalurgjik Ferronikeli

Të ngjajshme

Venezuela i vendos anijet raketore, pranë brigjeve të vendit

Marina Venezueliane po i përgjigjet vendosjes së anijeve të...

Çitaku: Vetëvendosje ka bashkëpunuar me Listën Serbe tash e 5 vite, e dëshmojnë përgjimet

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe deputetja...

Nesër mbyllet rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, kjo është arsyeja

Rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë nesër do të mbyllet...

Gattuso para ndeshjes ndaj Izraelit: “Jam për paqe, por ne duhet të luajmë”

Trajneri i Kombëtares së Italisë, Gennaro Gattuso, është deklaruar...

Amir Rrahmani rikthehet në Napoli, e humb ndeshjen ndaj Suedisë dhe Manchester Cityt

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani pritet të...

Gjiganti metalurgjik, Ferronikeli, ka hapur konkurs për vende pune.

Portali Drenica Press ka siguruar konkursin.

Konkursi numër 1:

Junior i Suportit Servicedesk

NJOFTIM PUNE

Balfin Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitetet për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe menaxhimin e hapsirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët.

NewCo Ferronikeli Complex L.L.C është pjesë e Balfin Group dhe operon në sektorin e Industrisë së Minierave.

Pozicioni: Junior I Suportit Servicedesk
Departamenti: Sistemet e Informacionit
Lokacioni: Drenas,

Përmbledhja e Pozicionit:
Specialisti i Suportit Servicedesk instalon dhe konfiguron sistemet kompjuterike, diagnostifikon probleme hardware dhe software si dhe zgjidh problemet teknike apo të programeve që raportohen në Sistemin e Menaxhimit të Kërkesave (Helpdesk), qoftë nëpërmjet telefonit apo në vendin e punës.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

 Instalon dhe konfiguron kompjuterët, programet, sistemet, pajisjet e rrjetit, printerat, skanerat dhe cdo pajisje tjetër
 Te menaxhoje zgjidhjen e kërkesave të hapura në Helpdesk.
 Përgjigjje në kohë ndaj problemeve të raportuara në Helpdesk
 Konfigurimi I llogarive të reja dhe manaxhimi I problemeve të llogarive të përdoruesëve
 Suport në implementimin e programeve, sistemeve të reja
 Të marr pjesë në projekte IT sipas nevojes
 Testim dhe vlerësim I tekonologjive të reja
 Zëvendëson pajisje ose pjesë sipas nevojave

Kualifikimet dhe Aftësitë:
 Diplomë Bachelor
 Njohuri të mira të Sistemeve Operative të Desktop-eve
 Aftësi të mira analitike dhe në zgjidhjen e problemeve
 Njohuri teknike të përditësuara
 Aftësi komunikuese të shkruara dhe verbale që ju lejojnë të informoni dhe keshilloni qartë të tjerët.
 Përkushtim personal për të përmirësuar njohuritë dhe aftësitë
 Aftësi ndërpersonale që ju mundësojne të punoni me njerëz në të gjitha nivelet
 Njohuri të mira te programeve dhe pajisjeve që përdoren në rrjetin tonë
 Në gjendje të përballojë stresin / të dorëzojë brenda afateve të ngjeshura
 Në gjendje të punoj në grup
 I komunikueshëm dhe I përgjegjshëm
 I zgjuar dhe I sigurt
 Mendim Analitik
 Zgjidhje problemesh

Mënyra e aplikimit:

Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV-të e tyre së bashku me letër motivimi dhe dokumentet përcjellëse më së largu deri më 10/10/2019, në adresën e e-mailit [email protected] duke përcaktuar në subjekt pozicionin “Junior i Suportit Servicedesk”.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë dhe vetëm kandidatët që do të përzgjedhen në listen e ngushtë do të kontaktohen.

Konkursi numër 2:

Zyrtarë Junior në Logjistikë

NJOFTIM PUNE

Balfin Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitetet për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe menaxhimin e hapsirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët.

NewCo Ferronikeli Complex L.L.C është pjesë e Balfin Group dhe operon në sektorin e Industrisë së Minierave.

Pozicioni: Zyrtarë Junior në Logjistikë

Departamenti: Departamenti I Logjistikës

Lokacioni: Drenas,

Detyrat dhe përgjegjësitë:
 Organizon dhe kryen punët në fushën e logjistikës
 Koordinohet me klientët, furnitorët dhe perditëson/mirëmbanë oraret e shpërndarjes tek Konsumatorët
 Koordinimin e dërgesave të importit dhe eksportit
 Komunikim i rregullt me Doganat
 Përgaditja e raporteve mujore dhe
 Detyra të tjera të cilat I delegohen

Kualifikimet dhe Aftësitë:
 Diplomë bachelor
 Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të demonstruar iniciativë
 Aftësi për të kryer detyrat dhe për të përmbushur afatet kohore
 Aftësi të shkëlqyera negociuese dhe organizative
 Të kenë njohuri të mira të gjuhës angleze ndersa njohja e gjuhëve tjera të huaja është përparësi
 Të kenë njohuri të mira në përdorimin e MS Office veçanërisht në MS Word dhe Excel

Mënyra e aplikimit:
Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV-të e tyre së bashku me letër motivimi dhe dokumentet përcjellëse më së largu deri më 10/10/2019, në adresën e e-mailit [email protected] duke përcaktuar në subjekt pozicionin “Zyrtarë Junior në Logjistike”

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë dhe vetëm kandidatët që do të përzgjedhen në listen e ngushtë do të kontaktohen.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz