back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeDaka: KQZ është gati për ditën e zgjedhjeve

Daka: KQZ është gati për ditën e zgjedhjeve

Të ngjajshme

Dyshime për manipulim edhe në Rahovec | Ali Dulës së VV-së i hiqen 405 vota pas rinumërimit

Procesi i rinumërimit të votave të kandidatëve për deputetë...

Vesa mahnit me linjat, një muaj pas lindjes së vajzës

Modelja Vesa Vllasaliu ka mahnitur ndjekësit me postimin e...

Gjykata Kushtetuese del me vendim: Zgjedhja e Nenad Rashiqit ishte anti-kushtetuese

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, ka njoftuar se...

Vjedhja e votave në Malishevë | Kryeprokurori: 15 kryesues janë ndaluar për 48 orë!

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Gjakovës, Enis Gashi ka...

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka thënë se i kanë kryer të gjitha obligimet e veta kushtetuese sa i përket ditës së zgjedhjeve të përgjithshme.

“KQZ tashmë është gati për ditën e 6 tetorit. Shpresoj se edhe ajo ditë do të shkojë siç kemi planifikuar. Si KQZ ne kemi organizuar vetëm zgjedhje të parakohshme, asnjëherë nuk kemi organizuar zgjedhje të rregullta”.

“Zgjedhjet janë sfiduese që të organizohen në afate të shkurta. Mjafton  një kiks i vogël dhe i gjithë procesi del nga dora, por tash për tash jemi mirë”, ka thënë Daka, njofton Klan Kosova.

Sa i përket listave zgjedhore, Daka ka theksuar se si komision nuk kanë shumë kompetenca që të bëjnë diçka në to jashtë proceseve zgjedhore.

“Janë hequr një numër i madh i personave të vdekur. Kjo bëhet temë në të gjitha zgjedhjet. Numërimi i popullsisë në vitin 2011 ka treguar se janë rreth 1.7 milionë banorë rezidentë. Me regjistrimin e popullsisë nuk është regjistruar diaspora. Ata nuk janë regjistruar por janë votues.

“Është e vërtetë që regjistrohen një numër i madh i tyre por deri në ditën kur kanë të drejtë t’i dërgojnë fletëvotimet nuk ka një numër të madh. Kjo ndoshta ndodh për shkak të procedurave të komplikuara, të procedurës së kushtueshme, por ndoshta edhe nuk janë aq të interesuar për këtë proces. Ka qytetarë që jetojnë jashtë 20-30 vjet dhe interesimi për t’i zgjedhur përfaqësuesit në Kuvend bie”.

Të Fundit

Sport

ShowBiz