back to top
Saturday, October 25, 2025
BallinaLajmeTentohet të rrëmbehet një 12 vjeçare në Prishtinë, ishte nisur për shkollë

Tentohet të rrëmbehet një 12 vjeçare në Prishtinë, ishte nisur për shkollë

Të ngjajshme

Gjini për Kurtin: I pandershëm, jo fisnik e as burrështetas

Kandidati për kryetar të Gjakovës nga radhët e Alenacës...

Heshtje në ”San Siro”, Pisa barazon rezultatin ndaj Milanit (VIDEO)

Pisa ka arritur të barazoj rezultatin ndaj Milanit. Ishte Juan...

“Lumiri më pyeti a mundemi me fitu”, Tahiri flet për koalicionin me LVV-në në Vushtrri

Kandidati për kryetar të Vushtrrisë nga LDK-ja, Xhafer Tahiri...

Një vajzë 12 vjeçare është tentuar të rrëmbehet dje në Prishtinë, merr vesh gazeta Sinjali nga burimet në Prokurorinë Themelore të Priështinës.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Papa Kristo Negovani” në lagjen Kalabria të kryeqytetit, teksa viktima ishte takuar me rrëmbyesin rrugës sa ishte duke shkuar për në shkollë.

E shoqëruar nga nëna e saj, 12 vjeçarja ka raportuar në polici se rreth orës 07:30 të mëngjesit kur kishte dalë nga shtëpia për të shkuar në shkollën “7 Marsi”, në afërsi të shtëpisë së shëndetit ka takuar një person të panjohur i cili e kishte kapur për duar dhe kishte tentuar ta fuste me dhunë në veturë, shkruan Gazeta Sinjali.

Ajo ka deklaruar se nuk ka arritur ta identifikoj perosnin në fjalë pasi ka qëne i maskuar me kapelë dhe se sipas saj ai më pas është larguar në drejtim të panjohur.

Policia ende nuk e ka identifikuar ose arrestuar të dyshuarin ndërsa po i vazhdon hetimet lidhur me këtë rast.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz