back to top
Saturday, September 6, 2025
BallinaRegjionaleDrenasSejdi Hoxha: Veprim politik dhe i rrezikshëm hapja e udhëkryqit në Komoran

Sejdi Hoxha: Veprim politik dhe i rrezikshëm hapja e udhëkryqit në Komoran

Të ngjajshme

Aliu: Për 2 vjet, 500 nxënës përfituan kurse falas në Shtime

Kryetari i komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, ka bërë...

EMRI/ Sulmoi një punonjës të IEVP Fier, përfundon në pranga 38-vjeçari

Policia e Fierit, në bashkëpunim me Njësinë Speciale Renea,...

Limaj: Me Xhevën, Vushtrria mund të bëhet model i zhvillimit

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka njoftuar se Xhevahire...

Haradinaj: 26 vjet të Policisë së Kosovës, institucion shembull për vendin dhe rajonin

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj,...

Pas sherrit verbal, qëlloi me çifte drejt 34-vjeçarit, arrestohet i riu në Durrës (EMRI)

Sebastian Toska në Durrës është arrestuar nga policia pasi qëlloi...

Ministria e Infrastrukturës e ka hapur sot udhëkryqin në Komoran. I pranishëm ka qenë edhe ministri Pal Lekaj, por edhe anëtar të AAK-së në nga Prishtina e Drenasi, shkruan DrenicaPress

Ndaj këtij vendimi të MI-së ka reaguar kryetari i degës së PDK-së në Drenas, Sejdi Hoxha.

Hoxha i cili është kandidat për deputet nga radhët e PDK-së, ka thënë se kjo hapje e rrethrrotullimit është për fushatë zgjedhore, dhe shumë e rrezikshëm për qytetarët ngase rrezikohet jeta e tyre.

Hoxha ka nënvizuar se i kanë shkruar disa herë ministrit Pal Lekaj për rrethrrotullimin në Komoran, por që minstria kurr nuk ka kthyer përgjigjje për këtë cështje.

Lexojeni të plotë reagimin e Sejdi Hoxhës, kryetar i degës së PDK-s në Drenas dhe kandidatë për deputet në zgjedhjet e 6 tetorit:

Të nderuar qytetarë të Komoranit,

Ne, së bashku, kemi bërë disa kërkesa me shkrim, të cilat ia kemi drejtuar Ministrisë së Infrastrukturës, e drejtuar nga z. Pal Lekaj që të mundësojë hapjen e udhëkryqit në Komoran, duke e mundësuar hyrjen dhe daljen.

Kjo ministri asnjëherë nuk e ka trajtuar kërkesën e qytetarëve të Komoranit dhe nuk ka angazhuar ekspertë të komunikacionit, të cilët ofrojnë mundësinë më të mirë të hapjes së këtij udhëkryqi.

Kryetari i PDK-së dhe Kryeministri i ardhshëm i vendit, z. Kadri Veseli, ka deklaruar para qytetarëve të Komoranit që ky problem do të zgjidhet shpejt përmes lidhjes së rrugës me katër korsi Komoran-Drenas-Skenderaj.

Sot, Ministria e Infrastrukturës në formë joligjore, pa asnjë ekspertizë nga ekspertë vendorë e as ndërkombëtarë, kanë ardhur për qëllime krejtësisht politike e partiake dhe po tentojnë që jashtëligjshëm të bëjnë hapjen e udhëkryqit në Komoran.

Ky veprim, përveç që është joligjor, i pabazuar në asnjë studim, është edhe veprim që rrezikon jetën e qytetarëve të Kosovës që qarkullojnë në këtë rrugë.

Të nderuar qytetarë të Komoranit,

PDK-ja ka bërë shumë investime në Komoran, ka plan konkret edhe për çështjen e udhëkryqit në Komoran, prandaj ju bëjmë thirrje që të mos bini pre e provokimeve të tilla, të cilat kanë për qëllim të marrin vetëm një grusht votash dhe të rrezikojnë jetën tuaj dhe të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Ata që kurrë s’kanë bërë asgjë për qytetarët e komunës sonë, tri ditë para zgjedhjeve nuk mund të na mashtrojnë.

Zgjidhja e këtij problemi do të bëhet nga Kryeministri i ardhshëm, z. Kadri Veseli, i cili për këtë problem ka plan konkret të detajuar nga ekspertë të komunikacionit, plan i cili ofron siguri të plotë për të gjithë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz