back to top
Thursday, October 30, 2025
BallinaLajmeE rëndë/ Dyvjeçarja vdes pasi nëna e la mbyllur në veturë për...

E rëndë/ Dyvjeçarja vdes pasi nëna e la mbyllur në veturë për të pirë alkool me një mik

Të ngjajshme

Katy Perry konfirmon lidhjen me Justin Trudeau?

Duket se Katy Perry, 41 vjeç, sapo ka konfirmuar...

Maestro, dy superasiste nga Xherdan Shaqiri

Xhardan Shaqiri po vazhdon formën e jashtëzakonshme në Zvicër. Futbollisti...

Një dyvjeçare ka vdekur pasi nëna e saj e la në makinë të nxehtë për të pirë diçka me një mik.

June Love Agosto ishte e mbyllur në makinë nën një batanije në temperaturë të lartë për rreth pesë orë, të shtunën, transmeton Klan Kosova.

Nëna e saj e la ngrohjen ndezur dhe mbajti xhamat e mbyllur ndërsa shkoi dhe u ul në automjetin e një miku të saj duke pirë alkool në Torrance, California.

Ajo ra në gjumë dhe kur u kthye në veturën e saj, ajo hapi derën dhe gjeti vajzën e mbuluar në të vjella dhe shumë e nxehtë.

Ndërsa ishte duke pritur për mjekët, ajo u fut në një bar për të provuar për ta qetësuar duke derdhur ujë në trupin e saj.

June u dërgua në spital me djegie në fytyrë, gjoks dhe krah ndërsa kishte pësuar edhe sulm në zemër, por nuk shpëtoi.

Nëna e dyvjeçare po mbahet në arrest ndërsa policia po kryen një hetim.

Nëna e saj tha se ajo ishte e varur nga droga por kishte kaluar në rehabilitim dhe gjithashtu kishte një djalë nëntëvjeçar, i cili u birësua nga një familje gjashtë vjet më parë.

Ajo vazhdoi duke thënë: “Familja jonë është e prishur, ne vetëm kemi nevojë për lutje”.

Her mother left the heating on in her car and kept the windows closed while she went and sat in a friend's vehicle drinking alcohol in Torrance, California

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz