back to top
Monday, September 8, 2025
BallinaUncategorizedBislimi i VV’së: Kanë dalë pamjet që i nxjerrin si kriminel dhe...

Bislimi i VV’së: Kanë dalë pamjet që i nxjerrin si kriminel dhe rrenc Molliqajn dhe Hotin

Të ngjajshme

KEDS-i tregon se ku do të ketë reduktime nesër

Në disa qytete të vendit, nesër do të ketë...

Pamje nga eklipsi që u pa sonte edhe në Kosovë

Eklipsi i rrallë hënor është parë sonte edhe në...

Eklipsi i rrallë hënor shihet edhe në Kosovë

Eklipsi i rrallë hënor është parë edhe në Kosovë. Bota...

Aktori bën pauzë nga aktrimi

Jonathan Bailey ka vendosur të bejë një pauzë në...

Nënkryetari i parë i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi, me anë të një shkrimi në Facebook ka reaguar për videon që është publikuar më herët ku shfaqet tërësisht incidenti në të cilin ishin përfshirë Dardan Molliqaj, shoqëruesi i tij, Rexhep Hoti dhe Haki Abazi.

“Korigjim ëpr mediat e ‘paanshme’. Nuk kanë dalë pamjet e rrahjes mes Molliqajt dhe Abazit, por kanë dalë pamjet që i nxjerrin sheshit si kriminel dhe rrenca Molliqajn dhe Rexhep Hotin”, ka shkruar Bislimi.

Ky reagim vjen pas publikimit të videos. Dardan Molliqaj shihet se si ka sulmuar Haki Abazin, përkundër se pas incidentit ai kishte thënë se “asgjë nuk kishte ndodhur”.

Ndërsa në anën tjetër, Rexhep Hoti kishte thënë se nuk kishte parë asgjë nga incidenti. Por e kundërta është shfaqur në video. Ai gjatë tërë rrahjes ka qenë i pranishëm, madje edhe ishte munduar të ndante Haki Abazin nga Dardan Molliqaj dhe shoqëruesi i tij.

E tërë ngjarja kishte ndodhur pas një debati të nxehtë në emisionin Pressing Zgjedhor në T7./Gazeta Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz