BallinaSportFutbollisti kroat bëhet hit në internet (FOTO)

Futbollisti kroat bëhet hit në internet (FOTO)

Të ngjajshme

Casemiro shënon me kokë, i jep epërsinë Unitedit

Manchester Unitedi ka shënuar golin e epërsisë ndaj Brentfordit. Është...

FIFA e bën një ndryshim të madh për Botërorin 2026

FIFA ka arritur një marrëveshje për një ndryshim të...

Mainoo pritet të vazhdojë kontratën me Manchester Unitedin

Kobbie Mainoo do të nënshkruajë më në fund kontratën...

“Fantazmat” mund të jenë thjesht zhurma nga tubat e vjetër

Pretendimet për aktivitete paranormale mund të kenë një shpjegim...

Që kur portali Prigorski.hr, para disa ditësh publikoi fototgarfitë e tij, 32 vjeçari Nino Adamic është bërë hiti absolut. Futbollisti i skuadrës kroate Sokol, ka arritur famë të jashtëzakonshme në rrjetet sociale, jo vetëm për fanellën e tij që i bie shumë ngushtë.

Thonë se përkundër faktit që peshon mbi 140 kilogramë, Adamic për bashkëlojtarët e tij shpërndan topa siç bëjnë mesfushorët më të mirë në botë, ndërsa talentin e tij e tregon edhe bashkëlojtari i tij Sven Vuk.

“Nino e di atë që shumëkush nuk do ta pranojë kurrë – topi është më i shpejtë se lojtari. Topat e tij ‘kanë sy’ dhe ai i shpërndan ata më mirë seç do ta bënte dikush me dorë. Kur të jetë pak më mirë në aspektin fizik, për ne do të jetë një përforcim i vërtetë”, ka thënë Vuk për “24sata.hr”.

Adamic e bart fanellën me numër 19 dhe kjo nuk është e rastësishme. Siç njofton vecernji.hr këtë numër e mban për shkak të respektit të idhullit të tij Niko Kranjcar.

Adamic luan në rolin e mesfushorit, ndërsa thuhet se kur ishte në formë pak më të mirë, ishte dëshmuar edhe si golashënues i dalluar.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz