back to top
Saturday, September 6, 2025
BallinaLajmeKush i rriti pagat, Thaçi apo Haradinaj?

Kush i rriti pagat, Thaçi apo Haradinaj?

Të ngjajshme

Çitaku: Vetëvendosje ka bashkëpunuar me Listën Serbe tash e 5 vite, e dëshmojnë përgjimet

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe deputetja...

Nesër mbyllet rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, kjo është arsyeja

Rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë nesër do të mbyllet...

Gattuso para ndeshjes ndaj Izraelit: “Jam për paqe, por ne duhet të luajmë”

Trajneri i Kombëtares së Italisë, Gennaro Gattuso, është deklaruar...

Amir Rrahmani rikthehet në Napoli, e humb ndeshjen ndaj Suedisë dhe Manchester Cityt

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani pritet të...

Barcelona pret miratimin e UEFA-s për ndeshjen historike në SHBA

Barcelona do të marrë një përgjigje nga UEFA lidhur...

Në debatin e sotëm, i cili po zhvillohet në ciklin e DebatPernime, kandidatja e Partisë Demokratike të Kosovës për deputete, Blerta Deliu- Kodra, tha se pagat janë rritur nga Hashim Thaçi sa ishte kryeministër.

Kjo deklaratë erdhi pasi që kandidati i AAK-së, Besnik Tahiri tha se rritja e pagave janë suksesi më i madh që i ka ndodhur Kosovës.Kujtojmë se kryeministri Ramush Haradinaj kishte marrë vendim që të rrisë pagat në Kosovë.

Besnik Tahiri thotë se tani mjekët, policët e shumë të tjerë kanë paga më të mira.“Pagat është suksesi më i madh i Kosovës. Që 20 vjet pagat e Kosovës nuk janë rritë, polici e ka pagën e dyfishuar, mjeku të dyfishuar, secili shërbyes civil e ka të dyfishuar, tri herë ka shkuar prej qeverisë PDK- LDK- LDK- PDK asnjëherë s’ka kalu. Pagat e asamblistëve janë trefishuar, pagat e kryetarëve janë rritur, shërbimi publik është mëshel. Janë rritur pagat me vendim në 2011 nuk janë rrit me ligj, ka qenë një vendim por jo për krejt sistemin”, tha Tahiri.E Deliu- Kodra iu kundërpërgjigj duke thënë se pagat janë rritur nga ish- kryeministri Hashim Thaçi, tani ky i fundit president.“E para vetëm dua të them që nëse dikush ka vendosur standard për rritje pagash është qeverisja Thaçi. Pagat janë rritur në qeverisjen e Hashim Thaçit. Pagat e punonjësve, shërbyesve publik, të atyre shëndetësorë, besoj shumë që këtë e dinë shumë mirë qytetarët e Kosovës”, tha Deliu-Kodra.

Moderatorja Jeta Xharra kërkoi nga Deliu- Kodra të dijë për sektorin privat.“E sektori privat”, pyeti Xharra.“Absolutisht është qëndrimi i yni tash në këtë mandat që të kujdesemi edhe për sektorin privat dhe për këtë kemi plan të qartë sa i përket fuqizimit të sektorit privat”, tha Deliu- Kodra.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz