BallinaZgjedhjetMemli Krasniqi: "Kodrën e Trimave" do ta ndryshojë PDK-ja (FOTO)

Memli Krasniqi: “Kodrën e Trimave” do ta ndryshojë PDK-ja (FOTO)

Të ngjajshme

Rritet interesimi për dhurim të gjakut

Rezervat e gjakut mbeten jetike për trajtimin e shumë...

Kosova është zhytë në një primitivizëm të thellë politik

Shkruan: Ndue Ukaj Kosova është zhytë në një primitivizëm të...

Arrestohet një 35 vjeçar i dyshuar për kryerjen e disa vjedhjeve në Ferizaj dhe fshatrat përreth

Policia e Kosovës në Ferizaj, gjatë periudhës nëntor 2025-prill...

Sevilla në telashe, lot pas humbjes ndaj Osasunas

Skuadra e Sevillas ka pësuar humbje të rëndë ndaj...

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur një miting në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë.

Në mesin e kandidatëve të PDK-së për deputet ishte edhe Memli Krasniqi, i cili në këto zgjedhje kandidon me numrin 7 në listën zgjedhore të PDK-së.

Sipas Krasniqit, Kodra e Trimave ka dhënë shumë për politiken, por ka marrë shumë pak ajo.

“Kodra e Trimave i ka dhënë shumë politikës së Prishtinës e Kosovës, por ka marre shumë pak nga politika. Pak vëmendje, pak kujdes, pak investime”, ka thënë Krasnqi.

Por me PDK-në, kjo lagje e Prishtinës do të ndryshojë për mirë.

“Me Partinë Demokratike të Kosovës, kjo do të ndryshojë. Faleminderit nga zemra per mbështetjen e madhe gjatë këtyre ditëve. Bashkë do të fitojmë me 6 tetor, për të ndërtuar një të ardhme më te mirë për Kodrën e Trimave dhe për mbarë Kosovën”, ka shtuar Krasniqi/DrenicaPress

Fotografia e Memli Krasniqi

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz