BallinaLajmeARKEP-i vendos që numrat e Z-Mobile-t t’i kalojnë Vala-s

ARKEP-i vendos që numrat e Z-Mobile-t t’i kalojnë Vala-s

Të ngjajshme

Ndeshje e çmendur në Serie A, Lazio ia barazon Udineses në minutat e fundit

Një superndeshje është zhvilluar sonte në Serie A. Ndonëse nuk...

“Drejtim i rrezikshëm, kushtetuta u shkel”, Haradinaj për zhvillimet në Kuvend

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas përfundimit...

Hamza: Seanca për Presidentin ishte jokushtetuese, puç kushtetues nga pushteti

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza,...

Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka...

Hamza: Kjo që ndodhi sonte është puç kushtetues, shkelja ka ndodhur

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, atë...

Bordi Drejtues i Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) ka vendosur që të gjithë numrat e operatorit virtual “Dardafone.net”, e njohur me emrin Z-Mobile, t’i kalojnë Telekomit të Kosovës, gjegjësisht operatorit Vala.

Kjo është vendosur në mbledhjen e sotme, pas analizimit të situatës së krijuar si rezultat i mos vazhdimit të raportit komercial ndërmjet operatorit të rrjetit të telefonisë “Telekomi i Kosovës” dhe operatorit virtual të rrjetit “Dardafon.net”.

“… me qëllim të dhënies së mundësisë së përdoruesve fundorë për vijimësi të shërbimeve, numeracioni i cili është aktualisht në dispozicion për nevoja të operatorit virtual ‘Dardafone.net’, pas kalimit të periudhës tranzitore, t’i kalojë për përdorim operatorit amë rrjetit të telefonisë, përkatësisht ‘Telekomit të Kosovës’”, thuhet në vendimin e ARKEP-it, raporton Koha.net.

Ky Autoritet ka njoftuar po ashtu shfrytëzuesit e telefonisë mobile që shërbimi për ta nuk do të ketë ndërprerje në asnjë moment.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz