back to top
Wednesday, December 10, 2025
BallinaRegjionaleSkenderajMarigona Geci e nisë fushatën duke vizituar varret e Ibrahim Rugovës e...

Marigona Geci e nisë fushatën duke vizituar varret e Ibrahim Rugovës e Adem Jasharit

Të ngjajshme

Debat i fortë mes Fjollës dhe Shkurtës

Mbrëmjen e sotme ka ndodhur një debat i fortë...

Abdixhiku: Me gratë aktiviste zgjedhim shpresën — LDK-ja fuqizon rolin e grave në politikë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka...

Abdixhiku: LDK do ta rikthejë shpresën bashkë me gratë në ballë të ndryshimit

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku mbajti sot një takim...

Terras: BE-ja të heqë menjëherë masat ndaj Kosovës

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, tha...

Fushata zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit zyrtarisht ka filluar sot, më 25 shtator dhe do të zgjasë në 10 ditët e ardhshme.

Kandidatja për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Marigona Geci, e ka filluar fushatën zgjedhore me moton, “Jam nënë e dua familjen”.

Marigona, që është e bija e ish-deputetit të LDK-së, Gani Geci, në ditën e parë të fushatës zgjedhore, ka vizituar dhe ka bërë homazhe te varri i presidentit Rugova dhe komandantit legjendar Adem Jashari.

Ajo ka thënë se do ta respektoj gjithnjë punën e madhe të këtyre dy burrave të mëdhenj që pati Kosova.

“Do ta respektoj luftën e babait tim Gani Gecit dhe komandantit Legjendar Adem Jasharit. Do ta vazhdoj rrugën politike të presidentit historik Dr.Ibrahim Rugova. Njeriu në jetë duhet të ketë durim, të mirat vijnë pastaj. Motoja e LDK-së: Beso se unë betohem se kurrë besimin tuaj nuk do ta tradhtoj”, ka thënë Marigona Geci.

Tutje, ajo ka theksuar se gjithnjë do të jetë një zë i fuqishëm i të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.

“Do të jem zëri i të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, do të jem zëri i mbështetësve dhe familjes sime si nga ana e babës ashtu edhe nga ana e bashkëshortit. Para Varrit të Dëshmorit të Kombit. Para fëmijës së palindur! Para nënës shtatzënë! Para rinisë! Para prindërve dhe gjyshërve! Para jush, që thyet robërinë! Para Jush luftëtarë ! Para Jush qytetarë! Përkulem, unë bija e Juaj ! Ju, roje e përjetshme e Atdheut ! Përkulem, unë bija e Juaj”, është shprehur Marigona Geci.

Kujtojmë se Marigona Geci kandidate për deputete nga rradhët e LDK-së, ka numrin 78 në listën e LDK-së.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz