back to top
Wednesday, December 10, 2025
BallinaBotëErdogan “shpërthen” në OKB: më tregoni ku janë kufijtë e Izraelit? (video)

Erdogan “shpërthen” në OKB: më tregoni ku janë kufijtë e Izraelit? (video)

Të ngjajshme

Zhduket një 16-vjeçare, në Hajvali

Një 16-vjeçare raportohet të jetë zhdukur, në Hajvali. Rastin në...

Lamine Yamal ishte i pakënaqur me zëvendësimin, Hansi Flick: Është i ri…!

Skuadra e Barcelonës mbrëmë shënoi fitore të vështirë me...

​Rritja e pagës minimale, cilat janë shqetësimet e bizneseve?

Nga muaji i ardhshëm paga minimale në Kosovë pritet...

Fustani e “tradhëton” aktoren e njohur, kjo gjë nuk pritej në emision

Aktorja e njohur e Hollivudit, Mila Kunis, ka pasur...

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka paralajmëruar se bashkësia ndërkombëtare po humbet aftësinë për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme për sfida të tilla si terrorizmi, uria, mjerimi dhe ndryshimi i klimës.

“Ne nuk mund ta lëmë fatin e njerëzimit në disa vende. Unë ritheksoj se bota është më e madhe se pesë”, tha Erdogan në fjalimin e tij në Asamblenë e 74-të të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, duke aluduar për pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të KB.

“Ne duhet të zbatojmë menjëherë reforma të plota në Këshillin e Sigurimit të KB në përputhje me drejtësinë dhe barazinë”, shtoi ai.

Presidenti Erdogan adresoi posaçërisht politikat e Izraelit, përkatësisht dhunën ndaj palestinezëve.

“Padrejtësia në Palestinë është e përhapur. Pamjet e një gruaje të pafajshme të vrarë në rrugë nga ushtarët izraelitë duhet të zgjojnë ndërgjegjen e të gjithëve. Cili është roli dhe kuptimi i KB nëse nuk arrin të zbatojë rezolutat e veta kundër Izraelit”, tha Erdogan.

Ai nxori një hartë të Palestinës që tregon se si Izraeli ka vjedhur tokë nga palestinezët në dekadat e fundit. Ai me interes u kërkoi anëtarëve të KB që t’i tregojnë atij se ku ishte Izraeli në 1947 dhe ku është sot. /tesheshi.com/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz