back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeNdodhi në Kosovë/ Familjarët hynë në sallë të lindjes dhe sulmojnë mjekun,...

Ndodhi në Kosovë/ Familjarët hynë në sallë të lindjes dhe sulmojnë mjekun, dikush u tha se foshnja kishte vdekur

Të ngjajshme

Ndiheni të lodhur edhe kur nuk bëni asgjë? Ja arsyeja

Ka ditë kur zgjohesh i lodhur, edhe pse ke...

“Benita i gjuhet me dy duart” – Londrimi flet për relacionin e saj me Klodin

Trekëndëshi Benita-Klodi-Elijona ka qenë temë diskutimi sonte në prime. Një...

Pse Interi po heziton në shitjen e Luis Henriques?

Raportimet të hënën thonë se klubi i Premierligës, AFC...

Aksident i rëndë në Mamushë, polici shpëton për një ‘fije floku’

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë në...

E kishin një paciente në sallën e  lindjes, të cilës po i asistonin për ta sjellë në jetë një foshnje. Por, në kohën kur mjekët e Spitalit rajonal të Gjilanit po e bënin punën e tyre, në sallë u hynë disa ‘mysafirë’ që përdorën dhunën.

Familja e gruas që po e kryente lindjen e ka sulmuar gjinekologun gjilanas Vaxhid Thaqin. Por, e gjithë kjo ngjarje e rëndë ndodhi pas një informate të rreme që e kishin marrë familjarët e gruas, që po qëndronin jashtë sallës së gjinekologjisë së Gjilanit.

Ata menduan se foshnja iu vdiq dhe në atë mënyrë hynë në sallë të revoltuar në kohën kur po kryhej lindja. Sulmuan mjekun Thaqi si dhe i thyen disa dritare të sallës së lindjes. Por, lajmi që familjarët e kishin marrë për vdekjen e foshnjës, nuk kishte qenë i saktë.

Lajmin  për gjithë këtë ngjarje e ka konfirmuar për Express edhe drejtori i spitalit rajonal të Gjilanit, Nysret Hajrullahu.

Ai ka deklaruar se gjendja shëndetësore e nënës dhe e foshnjës është stabile dhe se e gjithë ngjarja kishte ndodhur pas një keqkuptimi.

“Ka ndodhur një keqkuptim. Familjarët gabimisht nga dikush ishin njoftuar se u kishte vdekur foshnja derisa nëna po qëndronte në sallën e lindjes. Është sulmuar një mjek. Mirëpo gjendja shëndetësore e nënës dhe foshnjës është stabile”, i tha Expressit drejtori i spitalit.

E me rastin tashmë është duke u marrë edhe policia e Kosovës. Këta të fundit nga rajoni i Gjilanit deklaruan se kanë qenë në vendin e ngjarjes.

“Mund të ju konfirmojë se Policia e Kosovës, gjatë orëve të para të pasdites së sotme ka marrë informacionin për një incident në repartin e gjinekologjisë në spitalin rajonal të Gjilant. Aty sipas informacioneve të para disa familjar kishin pasur mosmarrëveshje me njërin nga mjekët. Polica po i vazhdon hetimet dhe tani gjendet në vendin e ngjarjes”, ka thënë për Epxress, zëdhënësi i policisë rajonale të Gjilanit, Ismet Hashani.

LEXOE EDHE: Prokuroria jep detaje rreth vrasjes se djeshme tre persona jane ndaluar/

Të Fundit

Sport

ShowBiz