back to top
Sunday, October 26, 2025
BallinaLajmeKomuna e Skenderajt e gjobit T7-shin me 40 euro

Komuna e Skenderajt e gjobit T7-shin me 40 euro

Të ngjajshme

Haradinaj: Zgjidhja e vetme po mbetën zgjedhjet

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka thënë se epilogu...

Lushtaku: Ne nuk do të tentojmë të krijojmë Qeverinë sepse nuk i kemi numrat

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së,...

Sveçla optimist: Për hair ju koftë Kurti 3

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla,...

Murati optimist: Sot do të votohet qeveria ‘Kurti 3’

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati ka folur para...

A bëhet qeveria sot, Bislimi hesht para gazetarëve

Zëvendëskryeministri në detyrë Besnik Bislimi s’ka pranuar t’i përgjigjet...

Komuna e Skenderajt është treguar më shumë rigoroze në një vendim që ka marrë sot, aq sa mund të quhet edhe i panevojshëm.

Inspektorët e kësaj komune kanë dënuar me 40 euro, ekipin e televizionit T7 për shkak që kombi i regjisë së këtij mediumi është ndalur në vend jo të duhur.

Ndaj këtij dënimi ka reaguar edhe drejtori i T7, Berat Buzhala.

Ai thotë se pas interesimit të tyre, administrate komunale u ka thënë se rregullorja kerkon qe te kete leje paraprake”.

“Televizioni 7, saktësisht emisioni Frontal, e ka fillu një turne të emisioneve nëpër komuna të ndryshme të Kosovës, duke organizu debate me kandidatët për deputet në ato komuna. E gjitha kjo ne na kushton pare dhe energji, mirëpo kemi pasë synim që me përfshi në skemën tonë programore sa më shumë zëra, për faktin se plot kandidat të këtyre komunave nuk e kanë mundësinë me u shfaqë në emisionet qendrore.
Sido që të jetë, kjo skemë po shkonte shumë mirë në çdo komunë. Të gjitha komunat na kanë përkrahur dhe asistuar, me përjashtim të Skenderajit. Sot ekipi ynë u gjobit nga inspektorët e kësaj komune me 40 euro, për shkak që kombi i regjisë nuk ishte ndalur në vendin e duhur. Pas interesimit tonë për të mësuar më tepër rreth kësaj, administrata e komunës na tha që ‘rregullorja kerkon qe te kete leje paraprake’”, ka shkruar Buxhala në Facebook.

Kujtojmë se ky television deri më tani ka mbajtur debate në disa komuna, por që në asnjërën prej tyre nuk është dënuar për parking të pavend. /Reporteri.net/.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz