BallinaBotëBie zjarri në maternitet, digjen të gjalla 8 foshnje

Bie zjarri në maternitet, digjen të gjalla 8 foshnje

Të ngjajshme

Trajnimi për kërkim-shpëtim malor, FSK forcon reagimin ndaj emergjencave

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se në...

Kreshnik Uka “ylli i javës” në Superligë

Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin...

Opozita: S’ka komunikim për seancën e presidentit

Nuk ka asnjë informacion për ndonjë seancë rreth shefit...

Debat për Specialen, nga kërkesa për raportim te tërheqja e Behramit

Nënkryetari i komisionit të drejtave të njeriut, Artan Behrami...

Tetë foshnje kanë ndërruar jetë teksa një spital u përfshi nga flakët. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Algjeri. Zjarri shpërtheu në repartin e maternitetit në Algjerinë lindore, në orët e para të mëngjesit të sotshëm.

Nassim Bernaoui, një zëdhënës i policisë, tha për mediat se arritën të shpëtonin 11 bebe, 107 gra dhe 28 anëtar të stafit. Zjarri ra rreth orës 3:50 të mëngjesit, me orën lokale. Zëdhënësi shtoi me keqardhje se nuk kishin mundur dot të shpëtonin 8 foshnjet, disa prej të cilave ndërruan jetë prej djegieve e disa prej helmimit nga tymi.

Qyteti Oued Souf, ku ra zjarri, ndodhet në jugperëndim të Algjerisë, rreth 500 kilometra larg kryeqytetit të vendit. Dhjetëra makina zjarrfikëse u mblodhën në vendngjarje për të vënë flakët nën kontroll. Ende nuk është i qartë shkaku i zjarrit.

Kryeministri Noureddine Bedoui ka urdhëruar një hetim të thellë ndërsa ministri i Shëndetësisë, Mohamed Miraoui shkoi menjëherë në vendngjarje.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz