back to top
Wednesday, December 10, 2025
BallinaLajmeAlbin Kurti paralajmëron dorëheqje nga Lëvizja Vetëvendosje!

Albin Kurti paralajmëron dorëheqje nga Lëvizja Vetëvendosje!

Të ngjajshme

Intervenojnë ekipet, në këto zona të Prishtinës do të ketë reduktime uji

Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se në...

Rozeta Hajdari i ikë drejtësisë, nuk paraqitet para Gjykatës

Ministrja në detyrë e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari...

Nga kush i mori Morena, trëndafilat e rrallë “blu”?

Morena Taraku ka pranuar për dhuratë trëndafila të rrallë. Një...

S’ka kushte ligjore, anulohet seanca për rezerva shtetërore

Në mungesë të kushteve ligjore, u anulua seanca e...

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se do të jap dorëheqje nga funksioni i kryetarit të VV-së në rast se arrin t’i fitojë zgjedhjet e 6 tetorit.

Kurti, deklaroi se do ta respektoj statusin e subjektit të tij politik që në rast se merr funksion zyrtar duhet lëshuar postin e tij, raporton GazetaBlic.

Një gjë të tillë Kurti e tha në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, pasi që u pyet nga panelisti i këtij emisioni Imer Mushkolaj.

“Do ta respektoj statusin e Lëvizjes Vetëvendosje”, u shpreh Kurti, në form pohimi se do të jap dorëheqje.

Duke u deklaruar për vendimin për taksën, Kurti ka thënë se taksa nuk është në agjendën e tij politike.

“Posa të jemi qeveri e re do të vendosim reciprocitetin e plotë politik, ekonomik e tregtar ndaj Serbisë. Vetëm pas vendosjes së reciprocitetit taksa nuk do të ketë kuptim më. Ne e heqim tarifën 100%, por jo pa vendosur reciprocitetin e plotë”, tha ai

I pari i Vetëvendosjes ka sqaruar konceptin e tij mbi reciprocitetin ndaj Serbisë.

“Nëse ne nuk arrijmë të qarkullojmë me maunet tona me targa të Republikës së Kosovës në territorin e Serbisë dhe nëse Serbia nuk pranon certifikatën e mallit të Republikës së Kosovës, asnjë mall i Serbisë nuk hyn në Kosovë edhe nëse paguajnë tarifën 100%”, shtoi ai.

Kurti ka thënë se do të merr vendime politike edhe për çështje ekonomike, por sipas tij asnjë vendim nuk do të merret pa konsultime me komunitetin e biznesit./Gazeta Blic/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz