back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeVariantet për koalicionin qeverisës sipas Gecit dhe Lushtakut

Variantet për koalicionin qeverisës sipas Gecit dhe Lushtakut

Të ngjajshme

Ter Stegen e nis me barazim aventurën me Gironën

Ndeshja ndaj Getafes ishte e para për Marc-Andre Ter...

Kancelari Merz: Niveli i përdorimit të dhunës në SHBA është shqetësues

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, shprehu sot shqetësimin e...

Presidenti i Federatës Spanjolle konfirmon: Finalja e Botërorit luhet në Spanjë

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan dha...

Ish-deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe dy nga figurat që themeluan UÇK’në e njëkohësisht anëtar të partive LDK e PDK, Gani Geci dhe Sami Lushtaku, të ftuar në emisionin Pressing të T7, kanë parashikuar rezultatet e zgjedhjeve të 6 tetorit dhe koalicionin qevverisës.

Lushtaku tha se PDK’ja del e para dhe Kadri Veseli do të jetë kryeministër. Gjithashtu tha se edhe nëse LDK del e para, do ta lus PDK’në të futet në Qeveri.

“PDK’ja do të dalë e para padyshim me Kadri Veselin kryeministër”, tha Lushtaku.

“Nëse LDK’ja del e para do të na lusin me hi në koalicion që ta formojmë qeverinë”, është shprehur Lushtaku.

Ndërsa Geci tha se me PDK’në s’ka koalicion. Ky është një vendim i Këshillit të Përgjithshëm të LDK’së.

“S’ka koalicion me PDK’në, ky është një vendim i Këshillit të Përgjithshëm të LDK’së”, tha Geci.

“Nëse PDK del e para, sigurt do të futet në koalicion me Nismën dhe AKR’në”, është shprehur Geci.

“Gjithashtu edhe LDK nëse del e para, mundësitë janë që të futet në koalicion me Nismën dhe AKR’në”, është shprehur Geci.

“E nëse VV’ja del e para, përsëri ju jeni në opozitë sepse VV’ja bën koalicion me PDK’në”, shtoi Geci.

LEXO EDHE: Gani Geci dhe Sami Lushtaku tregojnë se kur dhe si e kanë njohur Hashim Thaçin

Të Fundit

Sport

ShowBiz