BallinaSportMë të mirët e vitit nga FIFA, kështu votuan Bernard Challandes dhe...

Më të mirët e vitit nga FIFA, kështu votuan Bernard Challandes dhe Samir Ujkani

Të ngjajshme

“Çfarë kulture gjuha sllave?” – Plas keq debati mes Mozës dhe Adit

Një debat i tensionuar ka shpërthyer mes Mozës dhe...

Besnik Tahiri: AAK nuk merr pjesë ne seancën për Presidentin

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka...

“Game Over” për Militaon, humbet Kupën e Botës

Mbrojtësi i Real Madridit, Eder Militao është lënduar përsëri. Lëndimi...

Janë publikuar edhe votat e përzgjedhësve të kombëtareve, kapitenëve e gazetarëve, në kuadër të çmimit për futbollistin më të mirë të vitit 2019.

Lionel Messi i Barcelonës triumfoi në garën e ngushtë me Cristiano Ronaldon e Juventusit dhe Virgil Van Djikun e Liverpoolit.

Për më të mirin e botës kanë votuar katër kategori: kapitenët e kombëtareve, trajnerët e kombëtareve, gazetarët dhe fansat. Secili ka pasur të drejtë të zgjedhë nga tre më të mirët, me të parin të vlerësuar me pesë pikë, të dytin me tri e të tretin me një.

Kapiteni i Kosovës, Samir Ujkani, e ka vlerësuar në vend të parë Virgil Van Dijkun e Liverpoolit, në vend të dytë Mohamed Salahun e Liverpoolit e në vend të tretë Cristiano Ronaldon.

Përzgjedhësi Bernard Challandes ndau maksimum pikë për Lionel Messin. Në vend të dytë ai e vendosi Van Djikun, e në vend të tretë Matthijs De Ligtin.

Gazetari Arben Berisha e pozicionoi në vend të parë Messin, e më pas Van Dijkun e Ronaldon.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz