back to top
Tuesday, December 9, 2025
BallinaLajmeKosovëGani Geci dhe Sami Lushtaku përplasen për Vjosa Osmanin

Gani Geci dhe Sami Lushtaku përplasen për Vjosa Osmanin

Të ngjajshme

Osmani pret në një takim Riho Terras-in, kërkon heqjen e masava ndaj Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në një...

Nis seanca inauguruese, sot Përparim Rama merr mandatin e dytë si kryetar i Prishtinës

Përparim Rama ka arritur sot në seancën inaugurale të...

​FIFA miraton rregullin e ri për ndeshjet e Botërorit 2026

FIFA ka vendosur që në Kupën e Botës 2026...

Bashkëshortja e Adem Mikullovcit po e udhëheq seancën inauguruese të Kuvendit të Prishtinës

Ka filluar seanca inauguruese e Kuvendit të Prishtinës. Seanca...

Në emisionin Pressing të Televizionit 7, Sami Lushtaku i PDK’së dhe Gani Geci i LDK’së kanë komentuar zgjedhjet e 6 tetorit dhe partinë që do të dalë e para.

Geci shprehet i sigurt se LDK’ja me kandidaten për kryeministre, Vjosa Osmanin, do t’i fitojë zgjedhjet.

“Një grua e martuar, me fmijë, e përgatitur më shumë se kushdo. Me logjikë të Evropës, ajo ka me fitu”, ka thënë Geci.

Ndërkaq, sipas Sami Lushtakut, Osmanni nuk do të mund të marrë vendime vetë nëse zgjedhet kryeministre, por i duhet t’i pyes të tjerët.

“Kjo gruaja [Vjosa Osmani] duhet të shkojë t’i pyes të tjerët për të marrë një vendim”, ka thënë Lushtaku.

Ndërkaq Geci thotë se Osmani është aq e fortë sa ka qëndruar e vetme duke e kundërshtuar koalicionin e LDK’së me PDK’në në vitin 2015 dhe zgjedhjen e Hashim Thacit president.

“Kjo ka guxu edhe kur ka qenë vec vetëm, me i dalë Hashim Thacit edhe me i thanë se nuk jam me ty”, ka thënë Geci. /Express/

LEXO EDHE: Vrasja e Haki Imerit, Lushtaku: Familjet të shohin si vrasës, këto raste duhet të zbardhen

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz