back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaBotëE ngatërron me derrin, djali qëllon për vdekje babanë

E ngatërron me derrin, djali qëllon për vdekje babanë

Të ngjajshme

S`ka datë për certifikim të zgjedhjeve të 28 dhjetorit

Rinumërimi i votave të kandidatëve për deputetë të zgjedhjeve...

Barcelona transferon super talentin holandez, e konfirmon Fabrizio Romano

Barcelona ka arritur një marrëveshje për transferimin e mbrojtësit...

Policia italiane ka akuzuar një burrë për vrasje, pasi kishte qëlluar për vdekje babanë e tij derisa kishin dalë për të gjuajtur derra të egër.

Dy burra po ecnin nëpër shkurre në afërsi të qytezës Postiglione në provincën jugore të Salernos.

Dhe në një moment 34-vjeçari hapi zjarr kur pa një hije dhe gjethet që lëviznin, duke qëlluar me pushkë në bark babanë e tij.

Megjithatë u alarmua kur e kuptoi se kishte hapur zjarr mbi babanë e tij, të cilin më pas u mundua ta mbajë të gjallë derisa arriti ndihma e shpejtë.

Por, me të mbërritur në vendin e ngjarjes, mjekët vetëm sa konstatuan vdekjen e 55-vjeçarit Martino Gaudioso.

Mediat italiane kishin dalë për gjueti në parkun nacional ku gjuetia është e ndaluar, kurse policia ka konfiskuar armët që ishin përdorur gjatë gjuetisë.

Të Fundit

Sport

ShowBiz