back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaLajmeVrasja e trefishtë në Prishtinë, çka deklaroi anëtari i familjes Mehmeti

Vrasja e trefishtë në Prishtinë, çka deklaroi anëtari i familjes Mehmeti

Të ngjajshme

Franca me kryeministër të ri, paralajmërohen protesta të mëdha

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka emëruar të martën...

Emërimi i kryeministrit të ri nxit protesta në Francë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka emëruar të martën...

Dyshime për varresë masive afër Novi Pazarit, nesër nisin inspektimet në terren

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar se...

Shqipëria fiton, ngjitet mbi Serbinë që u shkatërrua nga Anglia

Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar një fitore minimale kundër...

Mosmarrëveshjet mes familjes Rafuna dhe Mehmeti dyshohet se kishin filluar disa ditë para se të ndodhte vrasja e trefishtë, në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë. Sipas pretendimeve të prokurorisë, gjithçka filloi për disa kocka të betonit.

Në konfliktin e armatosur dyshohet se u shkrepën 18 plumba, nga të cilët u plagosën pesë persona. Tre ndërruan jetë në QKUK, ndërsa i katërti, sipas mjekëve, është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Gazeta Sinjali ka siguruar deklaratën e njërit prej anëtarëve të familjes Mehmeti që dyshohet se ishte përfshirë në ngjarjen në të cilën mbeten tre persona të vrarë. Dyshohet se Naim Mehmeti ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë” dhe “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

Çka thuhet në kallëzimin penal për Naim Mehmetin?

“Perderisa ngjarja po zhvillohej, Naim Mehmeti shkon në banesën e tij e merr armën e tipit “AK-47”, dhe niset në drejtim të vendit të ngjarjes. Por, para banesës, rastis në një pjesëtar të Policisë i cili arrinë që ta ndalojë atë dhe t’ia marrë armën”, thuhet në kallëzimin penal të cilin e ka siguruar Gazeta Sinjali.

Çka deklaroi ai?

“Mefaili i ka mëshu shkelm shkallëve të betonit unë e pash dhe është larguar, mjeshtri i shkallëve e ka thirrë Bashkimin në telefon dhe unë i thash të mos dilte. Ndërsa, pas kësaj unë dola deri në banesë dhe e pash që Bashkimi nuk ishte aty, u ktheva në kafene dhe aty erdhi Mefaili dhe Fadili…Unë nisa me folë me kqyrë çka është puna…Për një moment ai, Mefaili e ka nxjerrë revolën, unë kam ikur rreth lokalit tim, ai ka hyrë përmes derës së lokalit me më dalë përpara dhe ka gjuajt më ka rrokë në këmbë në gishtin e madh. Unë kam ikur, kam shkuar në banesë, e Bashkimi ka qenë bashkë me babën tu nejt anash. Kam qenë shkallëve në kat të dytë, i kam dëgju krismat e kam ditë që ata po gjuajnë. E kam marrë kallashin dhe kam dalë poshtë shkallëve…Babën e kam taku në hyrje dhe është mundu me më mbajtë, e pyeta ku është Bashkimi, ai më tha se Bashkimi mbet i vrarë”, thuhet në kallëzimin penal”.

“Siç jam dalë më është ofruar një polic më ka kërkuar armën dhe ia kam dorëzuar”, ka deklaruar Mehmeti.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz