back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaShqiptareEdi Rama publikon pamjet e shkatërrimit, ja çfarë ndodhi mbrëmë në Shqipëri

Edi Rama publikon pamjet e shkatërrimit, ja çfarë ndodhi mbrëmë në Shqipëri

Të ngjajshme

NATO: Nuk ka vendim për reduktimin e trupave amerikane nga Kosova

NATO-ja ka bërë të ditur se aktualisht nuk ka...

Arrestohet një burrë në Gjakovë, dyshohet se sulmoi dy gra

Një burrë është arrestuar mbrëmë në Gjakovë, pasi dyshohet...

I shkaktoi 2.5 milionë euro dëm Francës, arrestohet në Shqipëri 61-vjeçari italian

Një 61-vjeçar italian është arrestuar në Shqipëri pasi i...

Kryeministr Edi Rama në një postim në Facebook ka publikuar pamjet e shkatërrimit, të shkaktuara nga tërmeti 5.8 ballë i shkallës Rihter, i cili shkundi dje vendin.

Lëkundjet e tërmetit vijuan edhe gjatë mbrëmjes, ndërkohë që në mesnatë qevëria shvilloi një mbledhje urgjente.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, Rama nxjerr edhe pamjet e grupeve të punës, të cilët kanë qenë në gatishmëri për t’iu dhënë ndihmën qytetarëve, të tmerruar nga lëkundjet e forta, një pjesë e të cilëve kanë kaluar dhe natën jashtë.

“MIRËMËNGJES ? dhe me këto pamje të punës që vijon pa ndërprerje për t’iu gjendur pranë qytetarëve të prekur nga tërmetet e djeshme dhe për të lehtësuar pasojat e dëmet e shkaktuara, ju uroj një të dielë të qetë?”, shkruan Rama.

Ndërkaq kryeministri Edi Rama ka thirrur sot mbledhjen e grupit Parlamentar për shkak të situatës së rëndë nga tërmetet që goditën vendin.

Burime bëjnë me dije se mbledhja e grupit socialist do të nisë paraditen e sotme në orën 11:00 në Kryesinë e Kuvendit.

 

 

LEXO EDHE: Shqipëria nuk gjen qetësi, edhe një tjetër lëkundje tërmeti

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz