back to top
Wednesday, December 10, 2025
BallinaSport"Gardiani" i ri i Kombëtares vjen nga Kroacia

“Gardiani” i ri i Kombëtares vjen nga Kroacia

Të ngjajshme

Energji +20%, pemë +15%, mish +12%: Lista e produkteve që po rritin koston e jetesës në Kosovë

Statistikat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) tregojnë...

Graçanicë: I dyshuari mashtron të miturin, i merr 1485 euro

Në Graçanicë, dje më 09 dhjetor 2025, një grua...

Zhduket një 16-vjeçare, në Hajvali

Një 16-vjeçare raportohet të jetë zhdukur, në Hajvali. Rastin në...

 

Portieri i skuadrës së Ligës së Parë të Kroacisë, Mornar – Crikvenica, Liridon Zena, do të jetë përforcimi më i ri i Kombëtarës së Kosovës para ndeshjeve të turneut kualifikues për Kampionatin Botëror, që zhvillohet në muajin janar 2020 në Peskara të Italisë.
Liridon Zena, i cili tani e disa vite po mbron me sukeses ne qytetin e lindjes, dy vitet e fundit trajner kishte portierin legjendar të Kroacisë, Valter Matosheviq, që ka ndikuar ne ngritjen e perfomancës së këtij djaloshi.
Duhet theksuar se Liridoni me pamjen e tij korpulente prej 190 cm dhe 95 kg, bëri që gjatë dy edicioneve te ketë 15-20 mbrojtje në çdo takim.
Besojmë që në fanellën e Kombëtarës së Kosovës do të jep maksimumin, dhe do te jetë atu e selektorit Taip Ramadani që së bashku me Gerbeshin, Berishën… ne sfidat e radhës.
Ai në momentin e fundit hoqi dorë nga transferimi te skuadra e Dubrovnikut, anëtar i Superliges kroate për shkaqe familjare, dhe sa për informim te skuadra e Dubrovnikut tani luan reprezentuesi i Kombëtares së Kosovës Deniz Terziqi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz