back to top
Tuesday, October 28, 2025
BallinaSport"Paske ballkon të rrezikshëm", deputeti i njohur ngacmon live në emision ish-miss...

“Paske ballkon të rrezikshëm”, deputeti i njohur ngacmon live në emision ish-miss Shqipërinë (VIDEO)

Të ngjajshme

Tërmet i fuqishëm në Turqi

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.1 shkallë ka...

Gjendet i vdekur një person në Llapçevë të Malishevës

Një burrë ka humbur jetën mëngjesin e së hënës...

Krasniqi thotë se Kurti përdori Haxhiun për të fshehur dështimin politik

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi thotë...

Me modelin e ri të flokëve, qethur së fundi, deputeti Kujtim Gjuzi nuk është treguar i kursyer në kompelimentet ndaj femrave, teksa ka qenë mbrëmjen e së hënës i ftuar në emisionin “Procesi Sportiv”.

Ndër të tjera në emision, deputeti Gjuzi u pyet nga moderatorja Ilda Bejleri, t’i thoshte një emër futbollisti të asaj kohe, i cili vishej më bukur dhe binte në sy.

Gjuzi nuk është kursyer, por ka komplimentuar me mënyrën e tij vajzën në panel, Silvana Bushati, dhe vetë moderatoren Bejleri, duke anashkaluar disi pyetjen.

Pjesë nga biseda :

Ilda Bejleri: Ke qenë rrobaqepës ti?

Kujtim Gjuzi: Ca ishte kjo? Unë vazhdoj të jem

Ilda Bejleri: Kush vishej më bukur në atë kohë nga futbollistët?

Kujtim Gjuzi: Je vesh mrekullisht bukur, sikurse ju, mbesa që e kam në krah të djathtë dhe falënderoj Manushin shumë, zonjusha aty që nuk ka nevojë për koment se ka dalë ballkoni dhe është i rrezikshëm…

Ilda Bejleri: Pse ore ballkoni është i rrezikshëm? Kush futbollist vishej më bukur, që binte në sy?

Kujtim Gjuzi: Ballkonet më të bukura i kanë femrat, pas tyre, do ta themi kështu, Ilir Bushati, e ngrite gjoksin kështu.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz