back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaSportLajm i jashtëzakonshëm për Kosovën: Arbër Zeneli po rikthehet nga lëndimi më...

Lajm i jashtëzakonshëm për Kosovën: Arbër Zeneli po rikthehet nga lëndimi më shpejtë sesa që është planifikuar

Të ngjajshme

Trump: Irani dëshiron marrëveshje

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se Irani dëshiron...

Kylie dhe Timothée bëjnë pazar për rroba banjoje

Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet morën pak rroba me...

Lushaku-Sadriu: Abdixhiku e meriton të vazhdojë në krye të LDK-së

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku Sadriu,...

Arbër Zeneli pritet të kthehet më shpejtë sesa që është pritur. Kështu ka deklaruar babai i tij, Avni Zeneli.

Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës kishte këputur ligamentet e gjurit në ndeshjen kundër Malit të Zi, shkruan Reporteri.net

Menjëherë pas ndeshjes, Zeneli kishte udhëtuar për në Francë ku kishte kryer operacionin me sukeses, derisa ishte paraparë që të mungojë nga 6-9 muaj.

Mirëpo, Arbëri po kthehet më shpejtë sesa ishte parashikuar nga doktorët pas operacionit.

“Sipas mjekut të klubit, Arbëri do të jetë i gatshëm të luaj në janar, ndërsa stërvitjet pritet t’i filloj në fund të tetorit apo në fillim të nëntorit”, ka thënë babai i futbollistit.

Kujtojmë që, Arbëri do të mund të rikthehet të luaj për Kosovën vetëm nëse ‘Dardanët’ kualifikohen për në kampionatin evropian 2020, pasi ndeshjet e mbetura zhvillohen në muajin tetor dhe nëntor./Reporteri.net/

Të Fundit

Sport

ShowBiz