back to top
Saturday, September 6, 2025
BallinaLajmeKosovë“Democracy Plus” publikon dokumentin për shtatë zotimet që kërkohen nga kandidatët për...

“Democracy Plus” publikon dokumentin për shtatë zotimet që kërkohen nga kandidatët për Kryeministër

Të ngjajshme

Aliu: Për 2 vjet, 500 nxënës përfituan kurse falas në Shtime

Kryetari i komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, ka bërë...

EMRI/ Sulmoi një punonjës të IEVP Fier, përfundon në pranga 38-vjeçari

Policia e Fierit, në bashkëpunim me Njësinë Speciale Renea,...

Limaj: Me Xhevën, Vushtrria mund të bëhet model i zhvillimit

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka njoftuar se Xhevahire...

Haradinaj: 26 vjet të Policisë së Kosovës, institucion shembull për vendin dhe rajonin

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj,...

Pas sherrit verbal, qëlloi me çifte drejt 34-vjeçarit, arrestohet i riu në Durrës (EMRI)

Sebastian Toska në Durrës është arrestuar nga policia pasi qëlloi...

Organizata e Shoqërisë Civile “Democracy Plus” u ka bërë thirrje të gjithë kandidatëve për kryeministër në zgjedhjet e 6 tetorit që të vënë nënshkrimin në një dokument, në të cilin janë prezantuar disa kërkesa për zotime për qeverisje të mirë.

Në një dokument të publikuar nga “Democracy Plus”, kërkohet nënshkrimi i shtatë zotimeve nga kandidatët për kryeministër.

“Kemi kërkuar nga ata që të vënë nënshkrimin në Zotimet për Qeverisje të Mirë si dëshmi e përkushtimit të tyre për zbatimin e tyre nëse zgjedhen Kryeministër në qeverinë e re. U bëjmë thirrje edhe publikisht të gjithë kandidatëve që të zotohen për këto kërkesa minimale për qeverisje të mirë”, thuhet në përshkrimin e bërë mbi dokumentin në fjalë.

Siç edhe mund të shihet në dokumentin e publikuar, përcjell Telegrafi, kërkohet mes tjerash që qeveria e ardhshme të mos ketë më shumë se 15 ministri

Gjithashtu, përveç udhëheqjes së 30 për qind të ministrive nga gratë, aty është kërkuar edhe që të bëhet zotimi se çdo mbledhje e qeverisë të jetë e hapur për publikun, përkatësisht të transmetohet drejtpërdrejt.

Veç këtyre, kërkohet zotimi që kryeministria të publikojë Raport Vjetor për Realizimin e Programit Qeverisës, si dhe Kryeministria dhe ministritë të publikojnë të gjitha kontratat dhe aneks-kontratat në webfaqet e tyre zyrtare.

“Democracy Plus”, kërkon zotimin nga kandidatët për kryeministër se do të ketë depolitizim në përzgjedhjen e anëtarëve të bordeve të agjencioneve dhe ndërmarrjeve publike, si dhe raportim dhe standardizim në raportim të shpenzimeve të Kryeministrisë dhe të gjitha ministrive në baza mujore (përfshirë faturat, urdhërblerjet dhe pagesat)./Indeksonline/

 

LEXO EDHE: Ky është hapi i parë që do ta marrë Albin Kurti nëse bëhet kryeministër

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz