back to top
Sunday, September 7, 2025
BallinaShqiptareAksidenti fatal në Rrugën e Kombit, vajza humbi dy këmbët, vdiq në...

Aksidenti fatal në Rrugën e Kombit, vajza humbi dy këmbët, vdiq në spital

Të ngjajshme

Finlanda me Edon Maxhunin e eliminojnë Serbinë nga EuroBasket 2025

Finlanda ka shkaktuar një surprizë të madhe në EuroBasket...

Venezuela i vendos anijet raketore, pranë brigjeve të vendit

Marina Venezueliane po i përgjigjet vendosjes së anijeve të...

Çitaku: Vetëvendosje ka bashkëpunuar me Listën Serbe tash e 5 vite, e dëshmojnë përgjimet

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe deputetja...

Nesër mbyllet rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, kjo është arsyeja

Rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë nesër do të mbyllet...

Gattuso para ndeshjes ndaj Izraelit: “Jam për paqe, por ne duhet të luajmë”

Trajneri i Kombëtares së Italisë, Gennaro Gattuso, është deklaruar...

Një aksiodent i rëndë ndodhi paraditen e së dielës në Rrugën e Kombit, pranë fshatit Gëziq, ku një 13-vjeçare ka humbur jetën.

Vajza e mitur ishte në makinë me babanë e saj, G.I., 44 vjeç, kur në një moment, shoferi ka humbur kontrollin dhe makina “Toyata Yaris” është përplasur me trafikndarësen në autostradën Milot–Morinë.

13-vjeçarja me inicialet S.I. pësoi dëmtime të rënda, ku fillimisht humbi të dyja gjymtyrët e këmbës dhe pas transportimit me urgjencë në Spitalin e Traumës, ndërroi jetë. Ndërkohë, babai i saj ndodhet në spital nën kujdes mjekësor, jashtë rrezikut për jetën. Sipas burimeve, ambulanca ka mbërritur pas 40 minutave nga përplasja e fortë, kjo duke iu referuar edhe distancës që kishte vendi i aksidentit me Spitalin e Rrëshenit.

Vajza u dërgua për ndihmë të parë në Rrëshen dhe më pas u transportua për në Spitalin e Traumës në Tiranë, duke qenë se gjendja e saj shëndetësore paraqitej e rëndë. Por, pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, adoleshentja ndërroi jetë.

Policia, e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, bëri të ditur se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia, me të cilën po lëvizte, automjeti, çka solli humbjen e kontrollit të makinës dhe përplasjen me barrierat e rrugës. Pikërisht një prej barrierave metalike hyri brenda makinës “Toyota Yaris”, duke depërtuar në pjesën e derës së pasagjerit, ku ishte ulur vajza 13-vjeçare.

Kjo rezultoi fatale për jetën e saj, pasi i dëmtoi rëndë dy gjymtyrët e poshtme dhe më pas ndërroi jetë në spital nga humbja e madhe e gjakut. Ndërkohë, grupi hetimor i ngritur për zbardhjen e rrethanave të aksidentit të rëndë po punon për shkaqet e ngjarjes.

“Në autostradën Milot–Morinë, në vendin e quajtur fshati Gëziq, shtetasi G.I., rreth 44 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar automjetin e tij ka humbur kontrollin, duke u përplasur me trafikndarësen. Për pasojë ka humbur jetën vajza e tij e mitur S.I. rreth 13 vjeçe, e cila ishte pasagjere në mjet, ndërsa drejtuesi i mjetit ndodhet në spital nën kujdes mjekësor. Grupi hetimor vazhdon hetimet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”, bëhet e ditur nga Policia, lidhur me aksidentin e rëndë./sinjali

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz